Vlora sakrificat e nje qyteti per ujin e pijshem

PROJEKTI/ Epidemi ku qindra femije u shtruan ne spital dhjetera kilometra rruge te cara prej gati dy vitesh mungese e ujit ne cezma jane vetem disa nga problemet e projektit prej 23 milione eurosh te cilit pritet ti shtohen te tjera per te permbyllur gjithcka ne qytetin bregdetar
Projekti i rehabilitimit te ujesjellesit te Vlores pritet te sjelle permiresim per furnizimin me uje te banoreve te ketij qytetit e megjithate pergjate pothuajse dy viteve qe ai eshte ne zhvillim nuk kane qene te pakta edhe problemet qe ka sjelle jo vetem ne infrastrukture me carjen e rreth 60 kilometrave rruge te ketij qyteti por edhe me shkaktimin e nje epidemie te muajit te kaluar ku qindra femije perfunduan ne spital per shkaqe te cilesuara si hidrike nga ana e specialisteve shendetesore.
Bashkia e Vlores e cila eshte thjesht perfituese e ketij projekti dhe e zhveshur nga mbikeqyrja e tij ben te ditur se projekti i rehabilitimit te ujesjellesit te Vlores eshte realizuar me nje fond prej 23 milione eurosh nga e cila gjysma eshte kredi e bute dhene nga qeveria holandeze qeverise shqiptare dhe pjesa tjeter jane grandi i dhene po serish nga qeveria holandeze.
Ky projekt parashikon shtrimin e rreth 51 km hapje trase dhe shtrim te rrjetit kryesor margjinal ne qytet rehabilitimin e 6 depove te ujit. Nga ana e vet bashkia bashkepunon ne kuader te venies ne dispozicion te hartave te rrjetit nentokesor te lirimit te sheshit te ndertimit
Nderkohe nga ujesjellesi behet e ditur se aktualisht firma zbatuese po lidh dy depot 6000 metra kub dhe 4000 metra kub. Jane gjithsej rreth 55km tub plastik i cili eshte shtrire ne rreth 80 ne qytetin e Vlores si dhe 5 km tub celiku ne linjat kryesore ne fillimet e pompave e depove te ujesjellesit.
Rreth 60 kilometra rruge jane care nga ky implementim i projektit te ujesjellesit te Vlores e megjithate qyteti ka nevoje per nje linje sekondare e cila eshte lidhja nga magjestrali kryesor deri ne shtepite e banoreve te Vlores.
Nga ujesjellesi deklarohet se ky eshte nje projekt me financim te madh i pergatitur prej tyre dhe qe i eshte paraqitur ministrit te Ekonomise per te bere te mundur qe dhe ujesjellesi i Vlores ti kete te dyja dhe lidhjen primare dhe ate sekondare.
Vete ujesjellesi nuk rezulton te mos kete fondet e mjaftueshme per te bere te mundur vazhdimin e ketij projekti madhor per qytetin teksa kerkon nga qytetaret qe te paguajne faturat per shkak se qeveria nuk subvencionon me ujesjellesit me fonde dhe si pasoje gjithcka qe mblidhet nga arketimet e qytetareve shkon ne arken e elektrikut ku paguhen edhe faturat e pompave te cilat furnizojne qytetin e Vlores me uje te pijshem.
Aktualisht jane ne pune nje pjese e vogel e tubave te ujesjellesit te ri dhe po punohet akoma me tubat e ujesjellesit te vjeter te cilet jane te amortizuar. Drejtuesit e ujesjellesit shprehen se tubat 24 ore te klorifikuar ne masen e sasine e duhur dhe me urdher te ministrit te Shendetesise.
Lidhur me klorifikimin e kunderta deklarohet nga ana e drejtorise se Kujdesit dhe Shendetit Publik ku drejtuesit thone se ka mungese bashkepunimi dhe se shpesh ata jane informuar nga qytetaret per raste kur uji ka qene me ndryshime fizike te ngjyres eres qe ne fakt kane qene evidente edhe pa nderhyrjen e laboratorit.
Problematike kane qene sidomos lagje te tilla si Lirimi dhe Pavaresia. Sugjerimi per uje te zier mesohet se ka rezultuar pozitiv por qe realisht nuk konsiderohet si zgjidhje. Nderkohe rikonfirmohet se burimi ne Ujin e Ftohte eshte i ndotur.
Firma zbatuese e projektit te ujesjellesit Edil Al sipas drejtuesve te ujesjellesit ka premtuar se brenda javes qe vjen ujesjellesi i ri do te filloje punen normalisht duke furnizuar rreth 80 te qytetit te Vlores nga Jonufra deri ne Pusin e Mezinit. Drejtuesit shprehen se qyteti ka pasur kosto por qytetaret duhet te mirekuptojne se ishte nje projekt qe i nevojitej.
Kryetari i Bashkise se Vlores Shpetim Gjika
Si Bashki kemi pasur verejtje per cilesine e nderhyrjes ne akset e rruges per zgjatjen e afateve tej limiteve te percaktuara ne kontrate si dhe per cilesine e dobet te procesit te rehabilitimit dhe kthimit ne identitet te rrugeve ku eshte nderhyre per shkak te ketij projekti.
Na eshte dashur qe per shkak te eksperiences negative te sezonit te vitit 2009 pikerisht per arsye te perkeqesimit te infrastruktures per shkak te punimeve kemi insistuar qe per vitin 2010 keto punime te mbylleshin ose nderpriteshin ne prill te 2010-s. Edhe sot qe flasim ka nderhyrje qe nuk jane riparuar. Ende ka akse te tilla sic eshte rruga nga spitali psikiatrik tek akademia e marines si dhe ne disa blloqe te brendshme banimi.
Qytetare te ndryshem ankohen per ujin
Qytetar ne Pusin e Mezinit Uji vjen me probleme. Vjen ere e keqe dhe hera-heres duket se ka balte. Balte themi me te miren pa smerret vesh se cfare eshte. Na u tha qe ta ziejme. Mire ujin per ta pire do e blejme por ujin e perdorim per gjithcka. Lajme ushqime fruta enet. Nuk dime si te veprojme.
Qytetar ne lagjen Pavaresia Vazhdimisht kemi pasur probleme pasi uji ka pasur nderprerje dhe me dite. Kur vjen shume here duket qe eshte i ndotur. Fillimisht ne e merrnim ujin tek Tuneli por u tha se dhe ai eshte i ndotur. Kemi skemi ujin e blejme pasi kemi merak per femijet
Drejtoresha e Kujdesit dhe Shendetit Publik Bruna Ndreu
eshtja e ujit duhet pare ne vijimesi pasi ata ujesjellesi duan patjeter presionin tone te vazhdueshem per ceshtjen e klorit. Ka vite qe nuk eshte kuptuar ky si detyrim ligjor i tyre dhe jane bere spekulime me menyren e hedhjes. Jemi ne menyre absolute te pakenaqur nga ana e projektit.
Ata asnjehere nuk kane informuar. Koston e ujit te ndotur e pame shume mire ne shtator me rreth 450 - 500 shtrime ne jave. Epidemia sipas analizave rezultoi 100 me origjine hidrike.
Drejtori i ujesjellesit te Vlores Viron Hysi
Afati i mbarimit te ujesjellesit te ri te qytetit te Vlores ka qene data 15 prill 2010 por per shkak te disa problemeve qe ka pasur ndertimi i depos se madhe me pronaret e shpronesimet jane nxjerre pengesa per vazhdimin e punimeve. Kjo ka ndikuar qe te shtyhet afati i perfundimit.
Po keshtu gjate muajit gusht me urdher te prefektit te qarkut Hasan Halili firma pezulloi punimet pasi nuk mund te lejoheshin crregullime ne furnizimin me uje te pijshem te qytetit. Gjate sezonit kishim per detyre qe qytetin ta furnizonim 24 ore me uje te pijshem.