E Diel, 1 Nëntor 2026

Italianë & holandezë “ndahen” nga gratë në Afrikën e Jugut



Rregulli, qetësia dhe siguria në kontinentin e zi ka vënë në vështirësi lojtarët e Italisë dhe Holandës të cilët, nga thashethemet e organizatave terroriste, kanë hequr dorë të marrin me vete në stadium gratë apo shoqet e tyre. “është e rrezikshme dhe e paparashikueshme situata nga ngacmimet e jashtme të terroristëve. Për të mos rrezikuar, ne nuk duam të vëmë në rrezik gratë tona”- deklaroi sulmuesi i Holandës, Dirk Kajt. Lojtarët janë revoltuar nga lajmet e mediave irakiane të cilat para dy javësh kanë përhapur panik për një sulm terrorist në ndeshjen Holandë-Danimarkë, të hënën e ardhshme në Johanesburg. Prandaj dhe përfaqësuesit e Holandës vendosën të mos marrin me vete gratë apo njerëzit e afërm. Gjithashtu dhe shumica e grave të italianëve janë të detyruara të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të rreziqeve që mund të kanosen në kontinentin e zi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›