Kidman, eleganca “me rrënjët në det”
17/04/2005 Edhe pse Zoti i ka dhuruar një trup modeleje, Nicole Kidman, 37 vjeçe, vazhdon të besojë se trupi i saj ka nevojë për një ndihmë ekstra për të qenë në formë. Kështu, para premierës londineze të filmit "The Interpreter", iu nënshtrua tri orë manikyrit, pedikyrit dhe trajtimeve të fytyrës. Gjithashtu konsumoi alga deti për të humbur peshën e tepërt që, natyrisht, e shikonte vetëm ajo. Trajtimi tek estetisti para premierës, i kushtoi asaj 400 euro, një shifër qesharake po të mendohet që aktorja fiton 16 milionë euro për film. Rezultati ishte shumë i mirë, sepse Kidman u prezantua në krah të Sidney Pollack. Por u dëgjuan shumë zëra, sipas të cilëve, për herë të parë, Nicole u ankua për mbipeshë dhe iu nënshtrua një trajtimi në minutat e fundit për të humbur peshën e tepërt. Trajtimi u bë në hotelin “Dorchester” në Londër dhe vijoi me një stërvitje në palestër. Është e vërtetë se edhe në kohën kur ishte e martuar me Cruise, Nicole dhe i shoqi bënin gjimnastikë para ngjarjeve zyrtare, për t’u qetësuar, por tabloidë si Daily Mail kanë parë në këtë rutinë diçka maniake. "Nicole solli në suitë minutat e fundit edhe disa pjesë dhe mjete për tonifikim", thonë të mirinformuarit. Por aktorja buzëqesh, justifikohet se bëhet fjalë për kthjellim të mendjes më shumë se për trupin dhe minimizon duke kujtuar se ëndrra e saj e përhershme ka qenë të jetë një grua e formuar si Jennifer Lopez.