E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pasioni merr ngjyrë të kuqe

17/04/2005  Të bukura, të vendosura, në disa raste tepër impulsive, por pa dyshim sensuale. Janë "kuqet" e botës së artë të kinemasë amerikane, ikonat seksi që kanë pushtuar përfytyrimet erotike të amerikanëve. Nëse Howard Hawks do të xhironte sot një komedi, ka shumë gjasa që ta quante "Meshkujt pëlqejnë flokëkuqet" dhe rolin që u luajt nga bjondja e përjetshme Marylin Monroe mund t’ia kishte dhënë Julia Roberts ose Nicole Kidman. S’ka të bëjë fare me Rita Hayworth, por qysh nga filmi Gruaja e bukur dhe më pas, Roberts nuk ka bërë një goditje të gabuar. Sot është mbretëresha e padiskutueshme e Hollivudit dhe kërkon rreth 20 milionë dollarë për të valëvitur e shpenguar flokët e saj të kuq në një film. Një tjetër kokëkuqe në ngjitje të menjëhershme është edhe Nicole Kidman. Australiania e bukur pas Cruise, dhe zërave këmbëngulës për një prirje të hamendësuar lezbike, duket se e ka gjetur disi qetësinë përkrah Steve Bing. Përveç dymbëdhjetë vjetëve karrierë të nderuar dhe çmimit Oskar, ja një tjetër kokëkuqe e mrekullueshme: Julianne Moore. Kate Winslet ndryshon nuanca të ndryshme të ngjyrave, por mbetet e paharrueshme krifa e saj në erë gjatë aktrimit me Di Caprion në bashin e “Titanikut”. Ngarkesa emocionale dhe sensuale e flokëve të kuq ka qenë një nga armët më të forta të të shumëpërfolurës "Charlie Angels", Drew Barrymore. E mbyll patrullën e të kuqeve të përjetshme Debra Messing, e cila, pas viteve të vështira në serialet amerikanë, korri një sukses të padiskutueshëm me "Will & Grace". Një tjetër mbretëreshë e ekranit të vogël është Angelica Bridges, ish-roja bregdetare me flokë të kuqe e Baywatch. Jamie Luner është e famshme në Amerikë në rolin e Rachel Burke në serinë e katërt të "Profiler – Intuita vdekjeprurëse". Kreun e yjeve që po lindin e mban Alyson Hannigan, e paparashikueshmja Michelle e trilogjisë fatlume "American Pie". Vjen pastaj menjëherë Alicia Witt, protagoniste e filmit komedi nëpër kinema këtë kohë "Zënka dashurie". Një modele që i ka hyrë botës së kinemasë është edhe Angie Everhart, protagoniste sensuale e "Sexual Predator" e vitit 2002. E quan veten “kokëkuqe e penduar” Laura Prepon. Protagonistja e re e telefilmit kult “That ’70s Show” këmbëngul se flokët e rinj bjondë-artificialë i kanë sjellë një sukses me meshkujt, që po vononte të vinte më parë. Nuk lihet pas dore në radhën e yjeve të rinj edhe Lauren Ambrose, që luan Claire Fisher në filmin "Six Feet Under". Femrat me flokë të kuqe, nuk ka se si të jetë ndryshe, janë protagonistet e kinemasë erotike. Ish-modelja kaliforniane Haether Carolin mori një famë të padikutueshme si modelja e revistës vetëm për meshkuj Playboy, për të cilën ka bërë edhe disa filma video me metrazh të shkurtër. Për amatorët e filmave, ku protagoniste janë ngjyrat e forta, ia vlen të përmendet edhe ylli i kinemasë pornografike: Aimée Sweet.

Me fjalë të tjera, shumë pasion që bashkohet nën një ngjyrë të vetme: e kuqja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›