Londra kaplohet nga mjegulla
Londra dhe pjesë të tëra të jugut të Anglisë janë përfshirë për dy ditë rresht nga një mjegull e dendur, që ka detyruar pezullimin e dhjetëra fluturimeve në aeroportin e Heathrowt.
Dhjetë aeroplanë qe duhet te niseshin edhe nga aeroporti London City u detyruan te qëndrojnë në tokë, për shkak të kushteve të këqija të motit dhe dukshmërisë tepër të ulët.
Autoritetet e Heathrowt, aeroportit më të ngarkuar në Britani, me rreth 1.300 fluturime në ditë, u kërkuan udhëtarëve të kontaktojnë me kompanitë ajrore, përpara se të nisën për udhëtim.
132 fluturime, 50 nder të cilat të British Airways, u anuluan të dielën për shkak të mjegullës.