E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aogo afër Juventusit

Mbrojtësi i Hamburgut, Dennis Aogo është shumë pranë transferimit në Juventus ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport.

Klubi nga Bundesliga duket se është në gatishmëri të diskuton për shitjen e Aogos i cili tashmë ka paralajmëruar se dëshiron të ndërron mjedis. Marrëveshja mund të arrihet për rreth 7 milionë euro dhe atë gjatë rihapjes së afatit kalimtar në janar.

24 vjeçari Aogo, i cili mund të luan edhe në mesfushë së fundmi spekulohej se kërkohej edhe nga një klub tjetër nga Serie A, Roma.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›