Italianët dhe triumfi i së djathtës
Silvio Berluskoni është rikthyer në pushtet, e djathta ekstreme fitoi zgjedhjet e kryebashkiakut të Romës dhe kjo ka bërë që me të drejtë shumë italianë të shqetësohen për ndonjë "rrëshqitje" të mundshme të vendit në një të shkuar të errët. Po në fakt a mund të bëjmë krahasime mes së djathtës së re dhe fashistëve të Mussolinit?
Pamjet e votuesve që festonin rezultatin e zgjedhjeve të fundit në Itali ishin sa domethënëse, aq edhe alarmante: mes "detit" të flamujve trengjyrësh mund të vije re fare qartë disa persona që kishin ngritur krahun e tyre të djathtë drejt qiellit me gishtat tendosur drejtë. Mes turmës, përshëndetja fashiste nuk ishte e vështirë që të shquhej. Madje ajo është rikthyer në modë dhe shumëkush bën pyetjen se mos ndërkohë janë rikthyer në pushtet edhe "djemtë me çizme". Nuk është kurrë e lehtë që të kuptosh se çfarë ndodh realisht në politikën italiane, por dyjavëshi i fundit ka qenë çuditërisht shumë i qartë. Silvio Berluskoni, manjati miliarder i mediave, është kthyer sërish në pushtet, duke fituar bindshëm një shumicë në të dyja dhomat e Parlamentit. Më pas, ishin edhe zgjedhjet rajonale dhe ato për kryetarët e bashkive. Historia ka qenë e njëjtë thuajse kudo: një fitore tronditëse për të djathtën. Ata madje fituan edhe Romën, ku e majta kishte vendosur prej vitesh një të drejtë "hyjnore" për të qeverisur. Ndërkohë shumë italianë janë të shqetësuar nga këto rezultate. Sipas kësaj pjese të popullsisë, koalicioni i Berluskonit nuk është një lëvizje e zakonshme e djathtë, por një përzierje ekstremistësh të djathtë e të rrezikshëm. Koalicioni "Populli i Lirisë" për shembull përfshin Aleksandra Mussolinin, mbesën e vetë Benito Mussolinit. Ai përfshin edhe "mbetjen" e një partie postfashiste, Aleanca Nacionale. Lideri i kësaj partie, Xhanfranko Fini, ka deklaruar dikur se Mussolini ishte shtetari më i madh i shekullit XX. Sa për Finin, ai sapo është zgjedhur kryetar i dhomës së ulët të Parlamentit. Një nga kolegët e tij, Ignacio la Rusa, i entuziazmuar nga fitorja, e puthi me shumë afsh Aleksandra Mussolinin, duke i deklaruar: "Unë të dua shumë dhe dua shumë edhe gjyshin tënd". Ndoshta më shqetësues nga të gjitha sa më sipër është fakti se Liga e Veriut, e udhëhequr nga Umberto Bosi, fitoi 8 për qind të votës mbarëkombëtare. Për një parti që ka fituar vota deri më tani vetëm në Veri të vendit, ky rezultat ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm. Liga e Veriut është e njohur për të folurën e saj të helmët. Politikanët e saj, shpeshherë, mundohen që të sulmojnë kolegët e partive të tjera përmes një gjuhe ksenofobike e instinktesh të frikshme e të papranueshme në një vend demokratik. Kështu për shembull njëri prej tyre, së fundmi, deklaroi se të huajt nuk duhet të udhëtonin në të njëjtët vagonë trenash me italianët. Vetë lideri i Ligës, Bosi, në të shkuarën, ka qenë për marrjen e masave ekstreme ndaj emigrantëve. Ligës i pëlqen shumë të "luftojë" me gjuhë. Jo më kot, simboli i saj është rrota e karros së luftës, e përdorur në mesjetë. Komentet e Bosit pas zgjedhjeve nuk i kanë qetësuar aspak ata italianë që mendojnë se fitorja e tij është një hap në çuarjen përpara të Italisë drejt ekstremizmit politik. Situata politike është nxehur në Itali, çka për këtë vend nuk përbën ndonjë risi. Ndërkohë disa nga zërat më autoritarë në Evropë me kohë e kanë paralajmëruar atë çka ndodhi aktualisht në Itali, pasi tendenca dukej shumë qartë që vite më parë. Akademikë seriozë dhe analistë të shquar të situatave politike evropiane kanë shkruar e komentuar gjatë e gjerë tendencën alarmuese drejt një bote postdemokratike, në të cilën njëfarë Rupert Murdoch-u italian (Silvio Berluskoni) kërkon ta çojë vendin duke drejtuar një kabinet qeveritar të përbërë nga ekstremistë të djathtë. Nobelisti italian i letërsisë, Dario Fo paralajmëroi në të përditshmen franceze "Le Monde", në vitin 2002, se një lloj i ri fashizmi kishte marrë rrugëtimin në Itali, ndërkohë që dy vjet të shkuara Martin Jackue, në po të njëjtën gazetë, shkroi se Berluskoni "përfaqëson një fashizëm në fazë embrionale, një fashizëm të lindur në kushtet e epokës sonë. Këto fjalë i kam zgjedhur mirë dhe pa përdorur hiperbola". Në fakt diskutimet për një rikthim të fashizmit tingëllojnë hiperbolike. Italia është një vend demokratik në zemër të Bashkimit Evropian. Liderë të tillë si Fini kanë vizituar Izraelin dhe kanë "dhënë shfaqje" të mëdha për të paraqitur një figurë të pastruar nga çdo lloj dukurie antisemite. Në fakt, në fjalën e tij të parë si kryeparlamentar, këtë javë, Fini foli për 25 prillin, si ditën që shënon çlirimin e Italisë nga fashizmi. Ai e konsideroi atë një datë që duhet të nderohet dhe të vlerësohet nga të gjithë. Nëse do të flasësh me analistë të djathtë në Itali, ata do të të thonë se të krahasosh fitoren e 2008 me atë të 1922 është një absurditet i madh dhe një gjë shumë alarmante, përveçse qesharake. Sipas tyre, sa herë që e majta humbet zgjedhjet, ngrihen pretendime të fitores së forcave fashiste në vend. Por ajo çka ka ndryshuar vitet e fundit është sfondi i politikës italiane. Në vend që të demonizohet, Mussolini është rikonsideruar dhe rehabilituar si figurë. Motivet pas kësaj janë të shumta, disa prej tyre edhe fisnike. Në një përpjekje për të shëruar plagët e thella të konfliktit të brendshëm italian mes së djathtës dhe së majtës, shumë historianë italianë janë pajtuar me faktin se fashistët italianë po luftonin për vendin e tyre në të njëjtën mënyrë që e bënë edhe antifashistët. Ata gjithashtu kanë pranuar se të dyja palët kanë kryer krime tronditëse gjatë periudhës famëkeqe të luftës së viteve 1943-1945. Kjo zhvendosje e lehtë në historiografi (ndryshim që ngjall ende debate shumë të nxehta) i dha mundësi shfaqjes e lindjes së një lloj barazie: partizanët dhe fashistët ishin njëherazi luftëtarë të ligjshëm. Të dyja palët u konsideruan si patriotë italianë të ngërthyer në ferrin e një tragjedie kombëtare. Në këtë ndryshim sfondi, Berluskoni guxoi që të bënte aleanca edhe me pasardhës të traditës fashiste. Herën e fundit kur ishte Kryeministër i vendit, ai qëllimisht shmangu çdo lloj festimi, apo përkujtimi të 25 prillit. Sipas Richard Bosëorth, autori i librit "Italia e Mussolinit", në Itali, vitet e fundit është bërë një punë shumë dinake. Fini ka deklaruar se epoka e fashizmit ka marrë fund njëherë e mirë, duke kërkuar falje për antisemitizmin e vitit 1938, por ndërkohë nuk ka pasur asnjë lloj faljeje për hyrjen në një luftë pushtuese, apo për vrasjen e mijëra etiopianëve. Rehabilitimi u mundësua pjesërisht edhe për shkak të shfaqjeve shumë të pakta të fashizmit gjatë periudhës se Republikës së Parë. Imazhi i fashistit në periudhën e pasluftës u krijua nga Bertoluçi dhe Pasolini (në filmat e tyre të famshëm "1900" dhe "Salo"). Fashistët ishin disa personazhe perversë dhe të zvetënuar, vrasës e homoseksualë me emra gjermanikë. Duke qenë se antifashistët për të stigmatizuar fashistët përdornin karikatura me karakteristikat e mësipërme, postfashistët e kishin shumë të lehtë që të ribëheshin dhe të kuronin imazhin e ri. Por sapo xhindi doli nga shishja, u duk qartë se sa njerëz ishin marrë me fërkimin e llambës magjike. Persona që kishin qenë politikisht neutralë nga aleancat e pasluftës, ato mes kristiandemokratëve dhe komunistëve "u bënë të gjallë" dhe e kuptuan që kishte një ringjallje të nostalgjikëve. Në fillim të viteve ‘90, MSI-ja, flamurëmbajtësja e fashizmit, ndërroi emrin dhe u quajt Aleanca Kombëtare dhe shumë shpejt e gjeti veten si një parti që merrte pjesë në të gjitha qeveritë. Sot, 15 vjet pas nisjes së rehabilitimit, është shumë e dukshme se mistikja e Mussolinit mbijeton ende. Mund të blesh revista të pafundme për të. Në qytetin e tij të lindjes, Predappio, ka një industri të tërë që merret me shitjen e busteve të Mussolinit dhe stemave e simbolikës fashiste. Mauzoleumi i tij është kthyer në një vend homazhesh dhe çdo ditë mund të gjesh njerëz në pritje për ta parë. Grafitet që sheh në shumë mure të qyteteve italiane janë ato të kryqeve kelte, ekuivalentet bashkëkohore të kryqit të thyer simbol të nazizmit. Madje edhe kryebashkiaku i ri i Romës thuhet se mban një të tillë në qafë. Nëse udhëton në Veri të Romës, një orë larg saj, do të ndeshesh me një mal të quajtur mali Giano, në afërsi me Antrodoco-n. Aty ndodhet një pyll i mbjellë në vitin 1930. Sapo ka arritur pjekurinë dhe përkujdesjet për të bëhen nga paratë publike. Nga rruga poshtë tij mund të shohësh logon shumë familjare DVX, emri latin i Duçes. Le të shkojmë tani në Bari. Në përvjetorin e 30-të të vrasjes së ish-kryeministrit italian, Aldo Moro nga Brigadat e Kuqe, rektori i universitetit vendosi t‘ia ndërronte emrin dhe t‘i vinte atë të ish-kryeministrit. Kjo do të thoshte që emri aktual i tij, në letra, "Benito Mussolini" të zëvendësohej me emrin e një kristiandemokrati të devotshëm. Në parim ishte një ndryshim që nuk duhet të haste rezistencë, por për çudi të të gjithëve ai nuk u miratua nga pedagogët e Departamentit të Ligjeve dhe ndryshimi nuk u krye. Përtej rehabilitimit të Mussolinit, një tjetër ndryshim kulturor që nisi në vitet ‘90 ishte edhe emigracioni. Ndryshe nga Britania e Madhe, Italia nuk ishte përballur me flukse emigracioni para viteve ‘90. Ky vend nuk kishte më koloni, ndaj fluksi i madh i të ardhurve nga përtej detit që u përjetua pas viteve ‘90 ishte një risi për vendin. Befas niveli i emigracionit u bë dramatik dhe bashkë me të u shtuan edhe fenomenet e rënda sociale që sollën të huajt si shtimin e vjedhjeve, vrasjeve dhe prostitucionin. Nuk ka dyshim që gjatë këtyre viteve të ndryshimeve dhe fluksit të madh të të huajve, shumë italianë u ndjenë keq në shtëpinë e tyre dhe kjo ishte një arsye që ata i drejtuan sytë tek Aleanca Kombëtare dhe Liga e Veriut. Posterat zgjedhore të Ligës mund të ishin të pamëshirshëm ndaj të huajve, por ato i preknin italianët në një pikë shumë nevralgjike, ndryshimin e jetës për shkak të ardhjes së emigrantëve të paligjshëm. "Inati dhe Krenaria" e shkruar nga gazetarja e ndjerë Oriana Fallaci, është një tekst i pastër që mbështet lëvizjen antiemigracion dhe retorika e përdorur aty ndaj të huajve, më konkretisht atyre të huajve që ndodhen jashtë BE-së, është tipike e së djathtës. Në këtë drejtim Italia nuk ka ndonjë dallim të madh nga Holanda, apo Austria, ku një pjesë e madhe e elektoratit ka votuar për parti të cilat premtojnë që t‘i përkushtohen më shumë vendasve sesa të huajve. Ndryshimi i Italisë është në pasjen e Berluskonit në krye, që ashtu si Mussolini është një demagog të cilit i pëlqen të shijojë ovacionet e turmave nga ballkonet elektorale. Por ndërsa vetë Berluskoni nuk e ka pasur kurrë problem që të tjerët ta krahasonin me Duçen, në të vërtetë ai është shumë i ndryshëm nga lideri fashist. Italia e Mussolinit ishte pak a shumë si ajo e vitit 1984, ndërsa Italia e Berluskonit është shumë më ndryshe. Berluskoni nuk përdor skeptër, por është një personazh herë-herë gaztor, imazhi i të cilit përcillet nga perandoria e tij mediatike. Romakët e lashtë thoshin se masat do të jenë të kënaqura për sa kohë të kenë bukë dhe cirk, domethënë zbavitje. Berluskoni u garanton atyre të dytën. Ai u ofron zbavitje, pasi është shefi i teatrit të vogël me emrin "Politika Italiane". Jashtë këtij sfondi, çdo debat me peshë politik është i pamundur. Sipas një analisti britanik, revizionizmi sipërfaqësor i fashizmit ndodhi për shkak se historia nuk u konsiderua më si një disiplinë kritike, duke lejuar harresën e pjesës më të dhimbshme të tiranisë e duke u fokusuar tek anët dytësore. Në parathënien e librit të tij të vitit 1946 "Brave New World", autori Aldous Huxley shkruante: "Një shtet totalitar efikas do të ishte ai në të cilin bosët e gjithëpushtetshëm politikë dhe ushtria e tyre e menaxherëve kontrollojnë një popullatë skllevërish që nuk është e nevojshme t‘i nënshtrosh më, sepse ata e duan skllavërinë e tyre. Detyra e krijimit të kësaj dashurie të skllevërve për parinë është e ministrive të propagandës, botuesve të gazetave dhe mësuesve të shkollave." Sot, në Itali, televizioni i Berluskonit është një lloj "baby sitter"-i elektronik, që e mban popullsinë të qetë në shtratin e dhomës së gjumit, ndërkohë që vetë lideri shkon e bën marrëveshje në dhomën ngjitur. Kështu një nga objektivat e politikanëve që i qëndrojnë rrotull Berluskonit është rishkrimi i disa librave të historisë dhe teksteve mësimorë. Ky është shkaku se përse ka analistë që besojnë se Berluskoni është i ndryshëm nga Mussolini në disa aspekte. Sipas tyre Berluskoni është një manipulator i demokracisë, por atij i duhet demokracia për të manipuluar , ndërkohë që fashizmi i vërtetë kërkon që të zëvendësojë demokracinë liberale me një rend të ri. Por ka edhe arsye që të bëjnë të shpresosh se rilindja e të djathtës ekstreme në Itali nuk është aq shqetësuese nga sa mund të duket. Njëra prej tyre ka të bëjë me karakterin kombëtar italian. Ashtu sikurse komunizmi italian ishte vite drite larg gulaget dhe stalinizmi i Rusisë, ashtu edhe fashizmi italian ishte, të paktën sipas mbrojtësve të tij, vite dritë larg nazizmit me të cilin shpesh e krahasojnë. Mussolini ishte në pushtet për 16 vjet para se, nën presionin gjerman, të kalonte në parlament Ligjet Raciste. Italianët vetë janë shumë njerëzorë dhe çdo lloj "izmi" ata e paraqesin me një fytyrë shumë njerëzore. Paradoksalisht ka edhe arsye politike për optimizëm. Qeveria e Berluskonit është shumë larg një shteti një-partiak. Eshtë komik fakti që djathtistët që ai ka bërë bashkë janë shumë vetë-kontradiktorë. Aleanca Kombëtare është një parti nacionaliste e shtrirë në tri ngjyrat e flamurit. Liga e Veriut , forca tjetër e madhe e koalicionit të Berluskonit e neverit konceptin e një shteti unik italian. Ajo evokon vazhdimisht Padaninë me flamurin e saj bardh e gjelbër. Shtoji kësaj që në jug të vendit Berluskoni pati mbështetjen e Lëvizjes për Autonomi. E gjithë kjo tërësi forcash është shumë larg atdheut të simbolizuar nga fashistët.