Kushtetuta, mes "miqve" e "armiqve"
Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, gjatë një interviste për revistën MAPO, ka shpjeguar prapaskenat që sollën amendimet kushtetuese, pabesinë e PD-së, sherrin me LSI-në dhe çfarë sjellin në politikën shqiptare nenet e lidhur me funksionin e Presidentit Topi dhe Kryeministrit Berisha.
Tashmë ndryshimet kushtetuese janë një realitet. Ato u votuan nga një shumicë dërmuese e anëtarëve të Kuvendit, më tepër dhe se kufiri i kërkuar për ndryshimin e saj prej 94 votash. E mendonit një mazhorancë të tillë?
Para së gjithash, më duhet të saktësoj se janë vetëm 10 amendamente, ndërkohë që Kushtetuta ka 183 nene. Është e vërtetë që gjysma e tyre janë amendamente që prekin aspekte të rëndësishme të sistemit politik e qeverisës, siç është sistemi zgjedhor, por që gjithsesi nuk mund të flitet për ndryshim Kushtetute e për më tepër për Kushtetutë të re siç është përdorur nga disa politikanë kundërshtarë të këtij procesi në funksion të qëllimit politik të synuar. Sigurisht, do të votoheshin nga një shumicë dërmuese e anëtarëve të Kuvendit, sepse vetë Kushtetuta e kërkon një gjë të tillë. Votimi i amendamenteve kushtetuese sipas nenit 177 të saj kërkon minimalisht votat e 2/3 të anëtarëve të Kuvendit, pra jo më pak se 94 vota. Në fakt, në parim e në tërësi votuan pro rreth 118 deputetë. Nuk e mendoja një mazhorancë të tillë, veçanërisht kur bëhej fjalë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, për shkak të interesit dhe kundërshtimit publik të shprehur nga partitë e vogla. Kjo edhe për faktin se gjithë debati për muaj të tërë ishte zhvilluar rreth kësaj teme dhe kundërshtimet e tyre kishin qenë realisht të ashpra, shpeshherë edhe jashtë çdo lloj etike dhe me emocione të pakontrolluara. Votimi edhe i një pjese prej tyre i amendamenteve që lidheshin me sistemin zgjedhor, pa dyshim që më befasoi, ç‘ka edhe më bindi se amendamentet e tjera do të kaloheshin normalisht.
Megjithatë, kjo është një mazhorancë që bashkoi votat e "armiqve" politikë, a nuk shihni një kontradiktë në këtë gjë?
Do të dëshiroja që ky të mos ishte dhe vlerësimi juaj. Termi "armik" duket qesharak dhe i përket një kohe tjetër dhe një politike të vjetër. Sa më shpejt ta heqim nga fjalori, aq më mirë është për ne të gjithë e për vetë demokracinë. Gjuha e armiqve dhe thikave sot në politikë është paksa qesharake e deri diku donkishoteske. Ka ardhur me sa duket koha që regjisori ynë i mirënjohur, Xhuvani, të prodhojë serinë e dytë të filmit "I dashur armik", por tashmë në zhanrin e komedisë politike për ata që kërkojnë ende armiq.
Nuk shoh asnjë lloj kontradikte në këtë lloj votimi. Përkundrazi. Në çdo rast nuk mund të bëhet fjalë për një mazhorancë në aspektin politik e parlamentar të këtij termi, por për një konsensus të gjerë votimi, i diktuar nga vetë procedura kushtetuese dhe nga ana tjetër kishte kohë që kërkohej, kryesisht ndërmjet dy partive kryesore në funksion të qëllimit për ndryshimin e sistemit zgjedhor në vend. Ky është këndvështrimi politik e procedural i këtij votimi. Të tjerat në vlerësimin tim janë spekulime politike në funksion të interesave e llogarive partiake e individuale. Nuk di se si mund të ketë votime kushtetuese me dy të tretat pa konsensuse, që prodhojnë votime numerike të kërkuara nga procedurat kushtetuese. Ne kishim muaj që debatonim për një çështje të tillë, kishim muaj që kishim dhënë ofertën tonë publike për ndryshimin e sistemit zgjedhor duke u kërkuar kundërshtarëve tanë politikë konsensusin politik që do të prodhonte konsensusin parlamentar. E tëra kjo në një proces publik e tërësisht transparent. Pse u dashka që kjo të quhet bashkim votash me "armiqtë" vetëm e vetëm sepse nuk u shkon interesave e llogarive elektorale të disa partive dhe individëve. Në këtë këndvështrim, si do të duhet të konsiderohet nëse përdornim të njëjtin standard për faktin që aleatët tanë votuan që në fillim të legjislaturës në një votim të përbashkët me mazhorancën parlamentare aktuale ndryshimet në ligjin për KLD (projekt që u konsiderua antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese), që ndokush madje miratoi edhe programin e përbërjen e qeverisë së kësaj mazhorance me z.Berisha Kryeministër (e paprecedentë në demokracitë normale), që disa prej tyre u takuan me z.Berisha dhe i kërkuan bashkëpunim për reformën zgjedhore e shumë të tilla për të cilat në asnjë rast ne nuk kemi reaguar me këtë gjuhë fyese e kërcënuese. Ne kemi qenë të bindur në kërkesën tonë dhe kemi votuar me koshiencë të plotë politike e parlamentare për amendamentet kushtetuese që lidhen me sistemin zgjedhor. Këtë e kemi ndërtuar si një proces tërësisht transparent. Shumëkush mund të ketë vlerësimet e konsideratat e tij të ndryshme nga tonat dhe kjo është tërësisht normale. Po askush nuk ka të drejtë të na gjykojë me një standard të ndryshëm nga ai që ka përdorur vetë dhe për më tepër vendimmarrjen tonë të përpiqet ta përbaltë, ta deformojë e shantazhojë. Kjo nuk është as morale dhe as demokratike.
PS kishte ndërmarrë prej kohësh iniciativën për ndryshimin e sistemit kushtetues dhe papritur, në "një mënyrë të pabesë", siç jeni shprehur ju vetë, PD sjell dhe një paketë tjetër me propozime për ndryshime kushtetuese. Ishte kjo pjesë e lojës së mazhorancës për të vrarë dy zogj me një gur?
Ne kishim debatuar gjerësisht, për afro një vit, në tavolina parlamentare e publike, me përbërje parlamentarësh dhe ekspertë vendas e të huaj lidhur me nevojën e ndryshimit të sistemi zgjedhor, duke debatuar edhe rreth alternativave konkrete për implementim. Në vlerësim përfundimtar të këtij procesi publik, profesional e tërësisht transparent dhe në përputhje me standardet e rekomandimet ndërkombëtare në këtë fushë, PS, nëpërmjet grupit të saj parlamentar inicioi e formalizoi një nismë ligjvënëse për amendim kushtetues, që prekte tërësisht nenin 64 dhe pjesërisht nenin 65 të saj. Kjo ishte iniciativë e shprehur dhe e kërkuar nga PS, për të cilën ne kemi zhvilluar edhe një proces të brendshëm vendimmarrjeje politike tërësisht transparente në Asamble Kombëtare, kryesi dhe grup parlamentar. Ndaj mund të konsiderohet se iniciativa ligjvënëse për këto amendamente kishte një mbështetje unanime në të gjitha strukturat tona vendimmarrëse. Këtij projekti PD nëpërmjet lidershipit të saj politik e parlamentar i dha mbështetje publike lidhur me thelbin e tij. Natyrisht ishte normale që rreth tij, siç ndodh normalisht me çdo iniciativë ligjvënëse pala tjetër t‘i bënte vërejtjet përkatëse dhe t‘i bashkëngjiste propozimet e veta.
Kjo gjë ndodhi kështu dhe ne i mirëkuptuam, debatuam rreth tyre, bëmë prapësimet përkatëse dhe në fund u ra në një konsensus të përbashkët, gjë që u shpreh në qëndrimet e dy relatorëve në Komisionin Kuvendor të Ligjeve. Në këtë mbledhje, PD shkoi përtej këtij projekti që lidhej me sistemin zgjedhor dhe bëri propozime për disa amendamente të tjera që preknin nenet 87, 93, 104, 105 e 149 të Kushtetutës. Kjo ishte e papritur për ne si dhe opinionin publik për sa u përket propozimeve konkrete. Për të qenë të saktë, lidershipi i PD ishte shprehur kohë më parë për nevojën e amendamenteve të tjera pa i specifikuar në asnjë rast ato. Kishte pasur një debat publik politik lidhur me nenin 87 (procedura e zgjedhjes së Presidentit të Republikës) dhe nenin 149 (mandati i Prokurorit të Përgjithshëm). Unë i qëndroj asaj çfarë kam thënë qysh në mbledhjen e komisionit ku u prezantuan ndryshimet e tjera kushtetuese dhe të nesërmen, se mënyra si u veprua me këto propozime nuk ishte korrekte nga ana e disa përfaqësuesve politikë të PD-së. Sot më duhet të them, se në takimin para mbledhjes së komisionit na është thënë se thjesht do t‘i hidhnin në komision për debat publik, por për to do të kishte një proces tjetër debati e miratimi.
Në fakt, nuk ndodhi kështu. U insistua nga ana jonë në formalizimin procedural të iniciativës konform Kushtetutës dhe u riparaqit projekti me nënshkrimet e deputetëve të mazhorancës. Kjo na vuri ne para një fakti të kryer. Kemi zhvilluar një debat konkret në Kryesinë e PSSH mbi bazën edhe të një materiali të përgatitur nga Sekretariati i Çështjeve Ligjore në PS, si dhe një diskutim të gjerë në grupin parlamentar për të konsideruar angazhimin tonë në këtë proces, si dhe qëndrimin tonë politik e ligjor përballë projektit të paraqitur. Kemi marrë konsensusin përkatës për qëndrimin tonë në Komisionin Kuvendor të Ligjeve, të cilin e kemi konsultuar edhe me konstitucionalistë e juristë të njohur të kësaj fushe. Mbi këtë bazë kemi paraqitur edhe vërejtjet tona për procesin në tërësi dhe nene të veçanta të projektit një pjesë e të cilave janë pranuar nga autorët e projektit pa shumë kundërshtime (nenet 88, 93 e 149), ndërsa për të tjerat kemi bërë debate për të gjetur konsensusin përkatës. Gjithsesi, unë i qëndroj vlerësimit të bërë publik se metodologjia e këtij procesi lidhur me projektin shtesë të PD lë për të dëshiruar dhe ka vend për reflektime serioze. Nuk ndaj të njëjtin qëndrim për sa i përket disa vlerësimeve rreth përmbajtjes së amendamenteve të miratuara.
A ju është vënë si kusht votimi i paketës së mazhorancës për të votuar propozimin tuaj për sistemin zgjedhor? A kishit mundësi ju që të paktën ta shtynit në kohë një gjë të tillë?
Kjo pyetje më është bërë disa herë. E vërteta është se ato u trajtuan nga lidershipi i PD si dy projekte që kondiciononin njëri-tjetrin, ç‘ka do të thoshte që miratimi i njërit (iniciativa e PS për sistemin) lidhej me miratimin e tjetrit (projektit të bërë publik nga përfaqësuesit e PD në komision). Ne kërkuam që, për shumë arsye të njohura tashmë, këto dy iniciativa të mos kushtëzoheshin, gjë që nuk u konsiderua e pranueshme. Shtyrja në kohë ishte një alternativë që u kërkua nga ana jonë. Kjo do t‘i bënte shumë mirë procesit para së gjithash në metodologjinë e tij në sensin e mundësisë për një debat më efektiv parlamentar e sidomos thithjes se ekspertizës së kërkuar në këtë fushë. Kjo do të ishte shumë pozitive qoftë edhe për të evituar ngarkesat e tepërta që mori dhe jo pa të drejtë në këtë aspekt. U argumentua se për një pjesë të këtyre propozimeve (procedura për zgjedhjen e Presidentit dhe mandati i Prokurorit të Përgjithshëm) kishte një debat të zhvilluar dhe se nuk mund ishte pozitiv votimi në dy kohë i amendamenteve kushtetuese.
Konsideroni se e gjithë paketa e votuar ishte në harmoni me frymën e përgjithshme të Kushtetutës dhe a ka cenuar ajo kontrollin dhe balancën e institucioneve të përshkruara në të?
Nuk kam dëgjuar asnjë argument ligjor brenda e jashtë politikës që të ketë dhënë argumente të kundërta lidhur me amendamentet që lidhen me iniciativën e PS për ndryshimin e sistemit zgjedhor, përkatësisht ndërhyrjet në nenet 64 e 65. Ato janë tërësisht në frymën e Kushtetutës, në përputhje me standardet dhe rekomandimet ndërkombëtare në këtë fushë. Kundërshtitë dhe komentet e bëra lidhur me këto amendamente janë përgjithësisht në frymë politike dhe emocionale, të para thjesht e vetëm nga këndvështrimi i interesave dhe llogarive elektorale të partive e individëve të ndryshëm të përfaqësuar ose jo në Parlamentin aktual ose si këndvështrime për zgjidhje alternative më të pranueshme. Pavarësisht se me një pjesë të madhe të këtyre komenteve ndaj vlerësime e qëndrime krejt të ndryshme, natyrisht që i konsideroj tërësisht normale dhe të pranueshme këndvështrimet e ndryshme të shprehura, por duke konsideruar jo normale mënyrën e shprehjes, mungesën e etikës së debatit dhe mbi të gjitha përpjekjet qesharake të bëra në disa raste për t‘i paraqitur këto ndryshime si tradhti politike, tradhti të interesave të socialistëve apo edhe më keq si tradhti e interesave të kombit. Jam i sigurt që konsiderata e vlerësime të tilla nuk i besojnë dhe ata që i artikulojnë pale më ata që ju është thënë t‘i shkruajnë apo t‘i thonë.
Për sa u përket amendamenteve të tjera kushtetuese prezantuar me propozimin e PD (nenet 87, 88, 93, 104, 105, 149) ndaj të njëjtin vlerësim për sa i përket mënyrës se si u realizua procesi, por jo të njëjtin vlerësim lidhur me gjykimet që jepen rreth tyre. Kam ndjekur me vëmendje komentet e bëra rreth tyre nga politikanë, konstitucionalistë e analistë të medias. Mendoj se ka shumë aspekte racionale mes tyre, por ka edhe shumë abuzim politik e mediatik. Argumentet e dhëna më së shumti lidhen me emrin e Kryeministrit apo të Presidentit aktual sesa me thelbin e tyre. Kjo është gjëja më absurde që të dëgjojnë veshët. Do ishte njësoj sikur të thuhej se meqenëse Kushtetuta e rrëzuar më 1994 u rrëzua se ishte e PD-së dhe ajo e 1998 u miratua se ishte socialiste dhe se nenet e miratuara për Presidentin dhe Kryeministrin ishin të lidhura me emrat e kohës. Kjo logjikë shkon deri aty sa po the se je për miratimin e nenit 87, del dikush e të thotë se je kundër Topit si President (!) dhe po the se je për nenin 104, je për Berishën si Kryeministër (!). Hajde gjeje se ç‘lidhje ka Kushtetuta me emrin e Presidentit apo Kryeministrit të radhës. Një arsyetim absurd. Debati do të duhej të fokusohej te norma kushtetuese dhe raporti i saj me frymën e Kushtetutës aktuale, analizën e problematikës së krijuar, zgjidhjet e propozuara, standardet ndërkombëtare në këtë fushë dhe implikimet që mund të krijohen etj. Këto janë çështje që duhen debatuar para dhe pas një ndryshimi kushtetues.
Në vitin 1998, kur u hartua dhe miratua Kushtetuta ka pasur një periudhë të gjatë kohe për konsultime me shumicën e aktorëve dhe faktorëve të shoqërisë shqiptare, madje dhe një ekspertizë të specializuar ndërkombëtare. Kësaj radhe në Kushtetutë u ndërhy me shpejtësi. A e kompromenton kjo shpejtësi produktin e miratuar? A është kompromentues fakti që ndryshimet kaluan vetëm në Kuvend, kurse dhjetë vjet më parë për miratim u përdor referendumi?
Ka një dallim thelbësor ndërmjet momentit të krijimit të një kushtetute të re dhe momentit të amendamenteve të veçanta të saj. S‘mund të vendosësh kurrsesi shenjë barazimi ndërmjet këtyre dy proceseve krejt të ndryshme në objektiv, metodologji e procedura. Kushtetuta, si ligji më i lartë i shtetit, është dhe duhet të jetë një akt i qëndrueshëm. Stabiliteti i kushtetutës është një vlerë e madhe kushtetuese, një nga parakushtet e vazhdimësisë së shtetit dhe të respektimit të rendit kushtetues e ligjor. Nisur nga vendi që Kushtetuta zë në hierarkinë e normave, nga konsiderimi i saj si ligji themelor i shtetit, nga vendosja e barrierave normative të forta për amendimin e pareshtur të saj, edhe ndërhyrjet për ndryshim duhet të konsiderohen si procese që kërkojnë një procedurë politike, konstitucionale e parlamentare të veçantë. Nga ana tjetër, pikëpamjet dhe qëndrimet për stabilitetin e kushtetutës nuk mund të shërbejnë për t‘u bërë pengesë rrethanave që e imponojnë domosdoshmërisht rishikimin e neneve të saj. Gjithsesi, jam i vlerësimit se çdo amendament kushtetues ka nevojë për një analizë paraprake, për një periudhë reflektimi e debati politik, parlamentar e juridik rreth propozimeve të prezantuara. Nuk mund të themi se nuk u ndërtua i tillë procesi lidhur me amendimet kushtetuese (rreth 5 nene) që kishin si objektiv çështjet e sistemit zgjedhor. Përkundrazi. Nga ana tjetër ka një moment reflektimi lidhur me amendamentet e tjera (5 nene) e veçanërisht për nenet 104 e 105 për të cilat pranoj se kishte nevojë për një analizë më të plotë e debat më profesional. Gjithsesi, koha do të provojë qëndrueshmërinë dhe vlefshmërinë e iniciativës së kryer dhe ndërhyrjeve të realizuara. Nga ana tjetër, Populli e ka vendosur këtë Kushtetutë (siç thuhet që në preambul) nëpërmjet referendumit, dhe i ka dhënë Parlamentit të drejtën për t‘i bërë asaj ndryshime. Kushtetutdhënësi-popull nuk e ka kushtëzuar ndryshimin e Kushtetutës me dërgimin në referendum të çdo amendamenti. Procedura e amendimit kushtetues është rregulluar nga vetë Kushtetuta në nenin 177 të saj. Kushtetuta njeh këtë procedurë miratimi të amendimit të saj, nëpërmjet iniciativës së 1/5 së deputetëve dhe miratimit me 2/3 të anëtareve të Kuvendit. Në këtë frymë, procedura formale e ndjekur është tërësisht kushtetuese.