E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italianët, fushatë për mbrojtjen e portit

 

DURRES - Shoqata "Legambiente", ka nisur një fushatë sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit në të gjitha portet e Mesdheut. Stacioni i saj i radhës ishte Durrësi. Në kuadër të bashkëpunimit mes ambientalistëve durrsakë dhe homologëve të tyre italianë të "Legambiente", është organizuar edhe një takim me përfaqësues të pushtit vendor. Kryebashkiaku Vangjush Dako e vlerësoi bashkëpunimin për mbrojtjen e Mesdheut të përbashkët. Ai deklaroi se ka një sërë projektesh me qëllim mbrojtjen e mjedisit. Nga ana tjetër, ambasadori Sabia D'Elia ka folur me nota vlerësuese për punën e bërë nga ambientalistët italianë. "Legambiente", ka premtuar një bashkëpunim edhe më të thellë me qytetin e Durrësit. Pas disa ditësh italianët do të largohen drejt porteve të tjerë të Mesdheut, për të dhënë mesazhin sensibilizues për mbrojtjen e mjedisit. o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›