Plumbat e Lazaratit, për të destabilizuar rajonin”
"Omonia" kërkon ndërhyrjen e qeverisë pas gjuajtjes me armë mbi fshatin minoritar, Derviçian prej Lazaratit.
GJIROKASTER
"Një grup me armatim të rëndë ka sulmuar fshatin Derviçian, duke shkaktuar panik dhe dëme të mëdha materiale. Këto forca të errëta dëshirojnë destabilizimin e rajonit", deklaruan në një komunikatë për shtyp përfaqësuesit e organizatës. Duke i cilësuar si personale atë që po ndodh ditët e fundit në zonën e nxehtë, në periferi të Gjirokastrës, ata e komentojnë si vazhdim i sulmeve të përsëritura kundër minoritetit grek dhe kryetarit të saj, Vasil Bollano. Deklarata e "Omonia"-s u bë dje, pasi në media u komentua situata e krijuar në fshatin fqinj me Lazaratin, Derviçian, banorët e të cilit reaguan ndaj plumbave qorr, që binin pranë shtëpive të tyre. Me një gjuhë të rreptë, pa e përfshirë këtu zonën tjetër që po përjeton të njëjtën situatë, lagjen "Zinxhira" apo faktin, që ngjarja lidhet me reagimin e banorëve lazaratas kundër aksionit të policisë për drogën, "Omonia" kërkon ndërhyrjen e shpejtë.
Sipas organizatës që përfaqëson minoritetin grek në vendin tonë, bëhet fjalë për provokime nga forca të errëta, duke i kërkuar organeve kompetente të ndërhyjnë. "Reagimi ynë paqësor, në asnjë mënyrë nuk duhet vlerësuar si dobësi", citohet prej "Omonia"-s, sipas së cilës, organizata është besnike në vizionin për bashkëjetesë paqësore mes komuniteteve. "Ajo do të vazhdojë të jetë faktor i rëndësishëm për integrimin e vendit, por kjo kërkon respektimin e duhur të minoritetit grek nga ana e shtetit shqiptar", kanë mbyllur deklaratën përfaqësuesit e organizatës. Vetëm një ditë më parë se të reagonte "Omonia", drejtues të policisë së Gjirokastrës pohuan publikisht se, autorët që qëllojnë me armë janë identifikuar. Historia që përsëritet çdo vit në sezonin e korrjes së kanabisit ka si origjinë aksionet, që policia tenton të kryejë brenda territorit të komunës së Lazaratit. Ashtu si dhe një vit më parë, kur u dëmtuan disa banesa në lagjen "Zinxhira" nga plumbat e pakontrolluar dhe këtë muaj, persona që ende janë të lirë qëllojnë sipas banorëve fqinjë çdo natë, duke rrezikuar jetën e tyre. Sipas drejtorit të policisë së Gjirokastrës, Ylli Metko, autorët pritet që së shpejti të vihen para drejtësisë. Ky ishte reagimi i parë publik nga organizata, pas të dhënave se kjo çështje desh provokoi dhe një incident fizik pak ditë më parë mes kreut të komunës së Lazaratit dhe prefektit të Gjirokastrës, përfaqësues i "Omonia"-s.