E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italianët, investime në zonate thella të Shkodrës

18/12/2009  Përfitojnë 1800 familje të Shkrelit dhe Kastratit, do të nxiten të hapin biznese
SHKODER- Veriu i Shqipërisë vihet në qendër të investitorëve italianë. Pikërisht zonat më problematike të Dukagjinit kanë përfituar investime falë një bashkëpunime mes disa organizatash. Projekti i financuar nga italianët është pagëzuar si: “Veriu i Shqipërisë. Projekti i zhvillimit rural në komunën e Kelmendit dhe të Shkrelit në Malësi të Madhe” dhe ka një vlerë investimi rreth 1.650.000 euro. Ky projekt është financuar nga Kooperacione Italiane në bashkëpunim me konsullatën italiane në Shkodër dhe strukturat lokale. Në fakt kjo organizatë është në Shqipëri që në vitin 1995 me projekte bashkëpunimi dhe zhvillimi për zona të ndryshme në bashkëpunim me qendrat Don Bosko në Tiranë dhe Shkodër.
Projekti
Si fazë e parë e këtij projekti ka qenë njohja nga afër e problemeve që ka kjo zonë, e mundësive që ka për investime dhe bashkëpunimi me strukturat lokale të zonës po ashtu dhe me strukturat qendrore të qeverisjes me qëllim që projektet e parashikuara të mos hasnin në pengesa burokratike si dhe të eliminohej mundësia që të financohej dy herë i njëjti projekt. Pjesë e këtij bashkëpunimi ka qenë dhe nënshkrimi i një deklarate që u quajt “Memorandumi i bashkëpunimit”. Pjesë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje kanë qenë: Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Mjedisit, përfaqësues të dy komunave përfituese, Shkreli dhe Kastrati, Karitasi, Teuleda, MADA. Falë kësaj marrëveshje të gjitha palët kanë detyra të qartë në zhvillimin e zonës dhe në dhënien e mundësive të reja për të ndërhyrë në mirëqenien e banorëve të kësaj zone. E reja e këtij projekti është fakti se banorët e zonës sa do të nxiten për të hapur biznese. Është parashikuar që të kreditohen aktivitete prodhuese, financime për aktivitete në komunitet, mbrojtja e pyjeve, përgjegjësia ambientaliste, dhënia e asistencës teknike në agrikulturë, futja e makinerive më të fundit. Nga ky projekt do të përfitojnë rreth 1800 familje të zonës së Shkrelit dhe të Kastratit. Janë pikërisht familjet më të varfra të dy komunave ata që do të përfitojnë. Ndërkohë mësohet se do të ngrihet një komision, i cili do të shohë nga afër transparencën e këtij projekti dhe të këtyre investimeve. Projekti do të nisë të zbatohet në muajin janar të 2010. I gjithë ky projekt ka lidhje me interesimin e qeverisë italiane për të ndërhyrë në përmirësimin e kushteve të jetës në zonat e prapambetura të Shqipërisë, aq më shumë kur këto zona kanë mundësi të mëdha zhvillimi për shkak të natyrës së tyre. Konsullata italiane në Shkodër tashmë është e pranishme në të gjitha iniciativat për projekte dhe investime në zonën e Veriut të Shqipërisë.
PROJEKTI
Projekti i zhvillimit rural në komunën e Kelmendit dhe të Shkrelit në Malësi të Madhe” dhe ka një vlerë investimi rreth 1.650.000 euro. Ky projekt është financuar nga Kooperacione Italiane në bashkëpunim me konsullatën italiane në Shkodër dhe strukturat lokale. Falë kësaj marrëveshje të gjitha palët kanë detyra të qartë në zhvillimin e zonës dhe në dhënin e mundësive të reja për të ndërhyrë në mirëqenien e banorëve të kësaj zone. E reja e këtij projekti është fakti se banorët e zonës sa do të nxiten për të hapur biznese.
IMPAKTI
Është parashikuar që të kreditohen aktivitete prodhuese, financime për aktivitete në komunitet, mbrojtja e pyjeve, përgjegjësia ambientaliste, dhënia e asistencës teknike në agrikulturë, futja e makinerive më të fundit. Nga ky projekt do të përfitojnë rreth 1800 familje të zonës së Shkrelit dhe të Kastratit. Janë pikërisht familjet më të varfra të dy komunave ata që do të përfitojnë. Ndërkohë mësohet se do të ngrihet një komision, i cili do të shohë nga afër transparencën e këtij projekti dhe të këtyre investimeve. Projekti do të nisë të zbatohet në muajin janar të 2010.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›