E Diel, 1 Nëntor 2026

Mat, bie në lumë makina,vdes drejtuesi i mjetit.Dyshohet për të tjerë të mbytur.

MAT- Një person ka humbur jeten sot pasi makina e tij ka rënë në lumin Mat. Automjeti i tipit BMW me targa italiane ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Ura e Shul Batrës dhe  ka rënë direkt në lumë. Deri më tani mësohet se një person ka humbur jeten. Viktima është identifikuar dhe është shtetasi Albert Guzha. Por dëshmitarët e ndodhur në vendngjarje pohojnë se në makinë ka patur edhe pasagjerë të tjerë. Policia nukemohon mundësinë që i ndieri të ketë qënë duke udhëtuar me familjarët e tij, tëcilët mund t`i ketë marrë rrjedha. Megjithatë burimet zyrtare nuke  konfirmojnë këtë fakt dhe dëshmitarët nuk kanë përcaktuar saktë numrin e pasagjerëve. Polumbarët bënë të mundur nxjerrjen e  trupit të të ndierit Guzha. Ndërkohë automjeti i aksidentuar ndodhet ende në lumë.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›