E Diel, 1 Nëntor 2026

Talebanet e moderuar serbe

Nga Berat Buzhala

Para disa ditesh u publikua lajmi se Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, po kerkon elemente te moderuar tek Talebanet per t'u ulur me ta, e per te biseduar per mundesine e arritjes se paqes ne Afganistan.

Me ndiqni me kujdes: Po kerkon elemente te moderuar ne mesin e talebaneve. Gati me shume do te kisha shpresuar se do ta gjeje nje cope plazhi ne Arktik, se keta elemente dialogues tek formacioni me radikal ne planet.

Por ja qe Obama po e provon edhe kete mundesi.

Edhe a e dini pse?

Sepse SHBA-te kane nevoje per paqe. S'ka lidhje qe Osama Bin Laden, apo dikush prej talebaneve, ende nuk ka shkuar per te rene ne gjunje afer rrenojave ku dikur gjendeshin kullat binjake. Bile banoret e shpellave te Vaziristanit edhe sot e kesaj dite, tallen me tragjedine njerezore qe kishte goditur SHBA-te me 11 shtator 2001.

Presidenti Obama i ka anashkaluar gjithe keto fakte dhe ka kerkuar bisedime, sepse shtetit te tij i duhet mbyllja e konfliktit te pashprese ne Afganistan, me shume se sa talebaneve, paqja me civilizimin perendimor. Madje nuk degjova, as lexova, asnje kritike per kete hap te numrit nje te administrates amerikane. Askush nuk i tha qe "pa ardhur Bin Laden per te rene ne gjunje para memorialit te viktimave te 11 shtatorit, porsi Wili Brandt, nuk duhet te takohesh me te".

Para disa ditesh kryeministri Hashim Thaci, ftoi per t'u takuar ne Prishtine, Presidentin serb Boris Tadic. Bile, nga frika e reagimit publik, per mendimin tim me shume se sa kishte nevoje kryeministri Thaci, e nenvizoi faktin se takimi duhet te kryhet ne zyren e tij, ate te kryeministrit te Republikes se Kosoves. Pra insistonte ne togfjaleshin "Republika e Kosoves". Vetem sa nuk e shqiptoi shkronje per shkronje, statusin e shtetit tone.

Kur ja, erdhen reagimet e para. Ende pa i lexuar dhe degjuar keto shperthime, ma ndjeu zemra se tek Wili Brandti do te ndalen kolumnistet dhe politikanet kundershtues.

Sipas kritikeve, Boris Tadic duhet te vije ne Kosove, mundesisht ne Prekaz dhe te gjunjezohet perpara krimeve te shkaktuara prej forcave serbe, gjate luftes ne Kosove. Mandej ne ulemi e bisedojme me ta.

Shume fraze e mire per ta degjuar. Mirepo ata qe po e permendin Wili Brandtin, po harrojne te tregojne se kjo perulje para viktimave ne qytetin e Varshaves, ka ndodhur rreth 25 vjet pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore.

Une nuk po them qe eshte shume heret te presim prej nje lideri te Serbise, te gjunjezohet para ndonje monumenti qe deshmon barbarine e shtetit fqinj. Ndoshta Serbia kurre nuk do te dorezohet dhe kurre nuk do te pranoje krimet e kryera ketu. Kemi keto shembuj. Turqia dhe Armenia nuk kane marredhenie shembullore me njera-tjetrin, por lideret e te dyja vendeve takohen, ndonese para disa dekadave rreth 1 milion armene u vrane prej forcave turke/otomane, e Turqia kete krim kurre nuk e ka pranuar.

Zoti na ruajt, te kerkoje falje.

Tani t'i kthehemi problemit tone me Serbine dhe fteses se bere prej Thacit, per takim me Tadicin. Une kam vetem nje problem me kete ftese: Nese kjo, ishte vetem sa per t'i mbushur faqet e para te gazetes, apo ishte e sinqerte. Do te doja te ishte e sinqerte dhe do te doja qe per nje takim te tille te insistohej. Nese Tadic kerkon falje per krimet ne Kosove apo jo, eshte ceshtje e tij dhe e popullit serb. Nese ata vendosin te jetojne neper shekuj pa u rrefyer per krimet e kryera ne Kosove, prape eshte ceshtje e tij dhe e popullit serb. Ti nuk mund ta detyrosh tjetrin te ndihet fajtor. As nje kerkim falje me detyrim, nuk eshte kerkim falje cfare ne do te deshironim. Mirepo, une mendoj se edhe me tutje ne, me shume se sa Serbia, kemi nevoje per normalizim te raporteve ndershteterore, ose nese serbeve u bie me lehte, do te mund t'i quajme nderfqinjesore.

Ne jemi ata qe duhet pa reshtur te kerkojme edhe prej fuqive te medha, qe te na ndihmoje ne normalizimin e marredhenieve dhe te na ule "me zor" ne tavolina.

Le te jete ky nje takim krejt formal. Eshte ne interesin tone qe Serbia, edhe nese nuk e njeh shtetin e Kosoves si te pavarur, te pranoje qe se paku te ulet me ne, e te bisedoje per aspektin human te bashkepunimit. Tani ju thoni se humanizmi dhe Serbia jane dy pole te kunderta. Ne rregull, mund te jete ashtu, por ne asgje nuk humbim, nese provojme te gjejme anen e mire te shtetit serb. Perkundrazi ne fitojme shume nese raportet, se paku de fakte, relaksohen.

Jane disa dhjetera shtete boterore qe edhe me tutje luhaten nese duhet te na pranojne si shtet te pavarur apo jo. Ato nuk na njohin, nese ky territor ku ne jetojme eshte ne gjendje permanente te luftes, apo tensionit. Ndoshta nuk na njohin edhe nese Thaci e Tadici puthen nate dhe dite, por se paku ne rastin e dyte, gjasat jane me te medha.

Pranimi i pasaportave tona, tabelave te veturave, produkteve tona. Te gjitha keto mund te ishin tema te mira per t'u provuar qe te bisedohen. Edhe nese nuk pranojne asgje, prape nuk humbim asgje. Madje as nuk koritemi, sepse per kerkesa te tilla praktike, do te na perkrahin te gjitha ato shtete, qe na kane njohur pavaresine.

Shtetet nuk jane persona fizik, e burreshtetasit nuk eshte mire te ndiqen prej emocioneve. Po te ishte per emocione, Obama nuk do te kerkonte takim as me krahun e djathte e as ate te majte te talebaneve. Mirepo qellimi i administrates dhe administratave, eshte qe te krijojne strategji qe shkojne ne favor te qytetareve te gjalle.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›