E Diel, 1 Nëntor 2026

Abdullah "Pango"

Nga Selvije Bajrami & Jeton Musliu

E kaluara e tij e pandershme nuk e ka penguar Abudllah Robajn, te synoje poziten e gjyqtarit te Gjykates Kushtetuese te Kosoves, institucion i cili eshte me i larti qe merret me drejtesine ne vend. Mes 38 kandidateve te perzgjedhur per gjykates ne Gjykaten Kushtetuese te Kosoves eshte edhe Robaj. "Express" ka siguruar dosjen skandaloze te ish-gjyqtarit hetues ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine, qe mund te krahasohet me aferen Ylli Pango, ish-ministrin e Kultures ne Shqiperi. Ne kete rast ndryshon vetem menyra e denoncimit. Ne vitin 2002, per shkak te lakmise se tij seksuale, gjyqtari Robaj ka rene ne kundershtim me ligjin. Ne kete kohe, ai eshte perpjekur te shfrytezoje poziten e tij zyrtare, ne kembim te marredhenieve seksuale me nje grua, emrin dhe identitetin e se ciles e ka siguruar "Express".

Ne ate kohe, si gjyqtar hetues, Robaj kishte caktuar tridhjete dite paraburgim per nje te dyshuar (identiteti i njohur per redaksine) ne lidhje me vepren penale te prostitucionit. Bashkeshortja e te pandehurit kishte shkuar te zyra e gjyqtarit Robaj, me qellim qe te marre leje per te vizituar te shoqin e saj ne burg. Heren e pare ajo nuk kishte mundur ta merrte kete leje. Gjyqtari i kishte caktuar asaj termin, per te nesermen. Ne diten vijuese, ne kembim te lejes per vizite ne burg, ai kishte tentuar ta puthte ate. Por, gruaja kishte kundershtuar me arsyetimin se nuk ishte ne karakterin e saj nje veprim i tille.

Te njejten dite, pas bisedes me gjykatesin Robaj, kjo grua njofton vellane e saj ne lidhje me kete incident. Vellai i saj i jep nje diktofon (incizues zeri) dhe e keshillon te shkoje serish te gjykatesi per te pare se cfare donte ne te vertete ai.

Pas fundjaves, sipas dokumenteve zyrtare, me 26 shkurt 2002, gruaja shkon te gjykatesi Robaj, per te marre leje qe t'i beje vizite burrit. Rojet e gjykates nuk ia dallojne diktofonin (ne gjykate eshte e ndaluar futja e aparateve, kamerave, apo diktofoneve), duke bere qe gruaja ta regjistroje tere biseden me Abdullah Robajn, tani kandidat per gjyqtar ne Gjykaten Kushtetuese. Ne kete rast, gjyqtari Robaj e kishte pyetur gruan per arsyen qe ajo nuk deshironte te flinte me te. "Burri yt ka aq shume prostituta neper duar", ishte shprehur nder te tjera ai. Duke u ndier me e sigurt me incizuesin e zerit ne xhep, gruaja e te akuzuarit e kishte pyetur gjyqtarin se cfare ishte ne gjendje ai te beje, per burrin e saj nese nuk do te pranonte te flinte me Robajn. Gjyqtari i kishte thene se "do ta denoje, cfare behet nese fle nje here me mua dhe ai del prej burgut. Nuk do te te detyroj, vetem nese do".

Ajo ishte larguar nga gjykata per t'u kthyer me 4 mars 2002, qe te marre serish leje per vizite te burri i saj. Por, kesaj radhe gruaja kishte marre me vete edhe nje te aferm te burrit. Ne momentin kur kishte hyre ne zyre te gjyqtari, ai e kishte larguar daktilografen e tij dhe shoqeruesin e kesaj gruaje me arsyetimin se " kemi nje pune sekrete". Kjo bisede "sekrete" kishte te bente me gatishmerine e gjyqtarit Robaj qe personalisht ta shoqeroje gruan ne vizite te i shoqi i saj ne burg, por me dy kushte. Ai i kishte propozuar kesaj gruaje, qe femijet te mos i marre me vete dhe gjate kthimit te ndaleshin ne ndonje motel.

Biseda ne kete rast, sipas deshmise se gruas, ka vazhduar me kundershtimin e saj per favore seksuale ne kembim te lirimit te te shoqit. "Ta dish se ti je duke i bere sherr burrit tend", i kishte thene nder te tjera Robaj, gruas ne fjale. Pas kesaj fjalosjeje, gruaja kishte ngritur doren, ndersa i kishte treguar gjyqtarit per mjetin incizues qe posedonte. Ne kete rast gjyqtari nuk ishte shqetesuar shume duke thene se ajo nuk kishte cfare te bente.

Megjithekete, e tere kjo histori eshte pjese e dosjes se Abdullah Robajt, dokumente te cilat ndodhen ne arkivin e ish-Departamentit te Drejtesise, perkatesisht Njesine e Inspektimit Gjyqesor.

Kete dosje te cilen e ka edhe "Expressi" mban numrin 2002/03 te dates 12 mars 2002, perfshire edhe emrat e te gjithe protagonisteve te kesaj ngjarjeje. Me gjithe veprimet e se kaluares, Robaj e ndien veten te paster per te qene pjese e Gjykates Kushtetuese te Kosoves. Ai si dhe 33 kandidate, te marten kane hyre ne testin e pare eliminues. Ne kete test ishin parashikuar te hynin 38 kandidate qe jane pjese e listes se ngushte.

Por, Ibrahim Makolli, zevendeskryesuesi i Komisionit per Zgjedhjen e Gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese, thote se kater prej tyre kane munguar dhe si te tille, eliminohen automatikisht nga gara. Komisioni i udhehequr nga kryeparlamentari i Kosoves, Jakup Krasniqi, do te mblidhet te premten per te shqyrtuar testin e plotesuar nga kandidatet.

Cuditerisht "prova" qe kandidatet kane per te kaluar, perfshine edhe ish-gjyqtarin Abdullah Robaj, i cili sikurse te tjerat eshte dashur te pergjigjet ne pyetjet se: "A keni rene ndonjehere ne kundershtim me ligjin?". Kjo eshte pyetja e pare e testit pasi kandidatet kane shkruar edhe nje ese, se si ata e konceptojne Gjykaten Kushtetuese.

Ky institucion eshte themeluar para nje muaji bazuar ne ligjin per "Themelimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves". Ne te parashikohet qe te jene gjithsej nente gjyqtare, tre duhet te jene nderkombetare, kater shqiptare, ndersa dy nga minoritetet. Mandati i tyre eshte tri here nga tri vjet.

Pjese nga dialogu:

Pjese nga dialogu ndermjet gruas dhe gjyqtarit Abdullah Robaj, i cili pas nje kohe, per arsye te panjohura, ka dhene doreheqje nga pozita si gjyqtar hetues ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine. Nga tere kjo bisede, nga transkripti jane mbushur kater faqe e gjysme.

Robaj: Jo. Une e kam per ty, s'di cfare ke mendu, une nuk e di cfare mendon ti. Mirepo, une...(nuk degjohet regjistrimi)

Gruaja: Kam 5 vjet martese, 15 vjet qe e njoh (permend emrin e burrit te vet). Tash e tutje me ty, vetem kur te vij te marr ndonje leter vizite.

Robaj: Po...

Gruaja: Te lutem, as nuk dua me shume, as nuk me intereson me shume, per mua le te denohet dhjet vjet, une nuk muj me...

Robaj: jo, jo...

Gruaja: (nuk degjohet)

Robaj: Jo, mos gabo, as une nuk po te them. Vec degjo, nese ke deshire vete, qe do...

(Gruaja dhe burri flasin ne te njejten kohe dhe nuk kuptohet).

Robaj: Ai e ka pozicionin e veshtire. Te kam thene, kushtezime nuk te ve, se nuk jemi marre vesh.

Gruaja: Jo, jo me kusht, ti me thua ke me fjet me mua e do ta leshoj. Jo.

...Nje pjese tjeter e bisedes

Robaj: E, po s'e merr vesh kerrkush.

Gruaja: S'e merr vesh kerrkush? E merr. Ti ke vrare veten.

Robaj: Jo.

Robaj, edhe here te tjera bie ndesh me ligjin

Ne vitin 2001 saktesisht me 21 nentor, patrulla e trafikut e Njesise Rajonale ne Peje ndaloi veturen te tipit "Volswagen", qe levizte nga Gjakova ne drejtim te Prizrenit. Arsyeja ishte tejkalimi i shpejtesise. Shofer ishte vellai i Abdullahut, Arbeni.

Me 10 janar 2002, gjyqtari Robaj kishte shkuar ne polici per te nderhyre, ne lidhje me rastin e te vellait. Ai u thote policeve se ishte aty ne baze te autorizimit te prokurorit publik te Kosoves, Mustafa Shales.

Policet vendore i kishin treguar atij, se personi i cili kishte tejkaluar shpejtesine posedonte leje te qarkullimit false, ndersa gjyqtari Abdullah Robaj kishte kundershtuar nje gje te tille, duke ua terhequr verejtjen policeve se, nuk po bejne pune profesionale. Ai madje u kishte thene atyre se do te futen ne listen e te perjashtuarve nga puna, pasi kishte deklaruar se e njihte shefin e Policise, Sheremet Ahmetin.

Gjyqtari iu kishte kerkuar atyre qe ta mbyllin rastin. Policja L.Z. kishte refuzuar nje gje te tille, duke i bere me dije se mund te kishte pasoja. Gjyqtari Robaj nuk eshte ndalur me kaq. Ai kishte kercenuar policen se mund te humbiste punen, "ashtu sic u ka ndodhur edhe shume te tjereve".

I pakenaqur me policet vendore, Robaj kishte kerkuar qe te bisedonte me police nderkombetare, teksa policet vendore ishin cuditur nga veprimet e nje gjyqtari.

I tere ky rast, gjithashtu ka perfunduar ne Departamentin e Drejtesise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›