E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gati për t’u rikthyer!"

“Pas Palermos kemi punuar mirë në stërvitje. Jemi gati për t’u rikthyer te sukseset, pas ndalesës fundjavën që shkoi. Tani e tutje të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, sepse jemi rifutur në lojë. Duhet të përpiqemi të ngrihemi sa më lart në renditje”, nënvizoi trajneri bardhezi në konferencën e sotme për shtyp, në prag të transfertës në “Artemio Franki” të Firences.

Zak theksoi se në këtë fazë të sezonit është e rëndësishme që të gjithë futbollistët të jenë në dispozicion, në mënyrë që të punohet sa më shumë me gjithë grupin. Ai është i vetëdijshëm për vështirësinë e përballjes së nesërme: “Janë një skuadër e fortë, me një trajner të madh, për të cilin kam respekt”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›