Ranieri "heq dorë" nga titulli: E fiton Interi
Klaudio Ranieri do të ketë pothuajse të gjithë skuadrën në dispozicion për sfidën e mbrëmjes së nesërme me milanin në “Olompiko” (përveç kapitenit Toti). “Shpresoj që të rikthyerit (Toni dhe Pizarro) të na japin një dorë nesër”, theksoi numri një i stolit verdhekuq.
Më pas Ranieri shtoi: “Ne merremi vetëm me punën tonë. Në fakt, është Milani që e kërkon më tepër fitoren, për t’u konfirmuar si skuadra anti-Inter”. Në fund Klaudio Ranieri u shpreh i kënaqur nga tifozët, të cilët do ta mbushin stadiumin plot, për të mbështetur ekipin në përballjen e mbrëmjes së nesërme.