Varrimi i Aleksit familjaret godasin Ramen me shami

Familjaret e Aleks Nikajt i vrare ne demonstraten e 21 janarit sulmuan dje kryetarin e PS-se Edi Rama teksa kishte shkuar per ngushellime ne shtepine e te ndjerit. E ema dhe motra e viktimes i jane drejtuar Rames Ci ke keto lule Kriminel me vrave vellane... Ne te njejten kohe e motra e te ndjerit ia ka perplasur shamine ne fytyre kryetarit te PS-se. Pikerisht gjate ceremonise mortore te zhvilluar dje per vdekjen e protestuesit Aleks Nikaj gjate demonstrates se dhunshme te opozites ku i pranishem ishte lideri i opozites Edi Rama dhe deputete te PS-se eshte vene re nje shami qe hidhet nga te afermit e viktimes drejt kryesocialistit. Por ky fakt eshte censuruar ne materialin e shperndare nga Partia Socialiste per mediat te cilat jane shprehur ne rruge informale se familjaret kane tentuar te godasin deputetin e zones Gjovalin Kadelli. Ne fakt ne materialin e plote te servirur duket mjaft qarte se shamia hidhet pikerisht drejt kreut te selise roze Edi Rama. Aleks Nikaj i plagosur ne demonstraten e 21 janarit vdiq dy dite me pare ne spital ne Turqi ku kishte vajtur per te marre nje mjekim me te specializuar pasi plumbi e kishte goditur ne koke por ai nuk arriti te mbijetonte.