E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, Memia jep 100 lejet e para të legalizimit

Shpërndahen 100 lejet e para të legalizimit në qytetin e Sarandës. Objektet e para që kanë përfituar ndodhen në lagjen Nr. 1 të Sarandës, në zonën prapa hotel "Butrintit" dhe në fshatin Berdenesh. Në ceremoninë e rastit ka marr pjesë Shaban Memia, drejtor i përgjithshëm i ALUIZNI-t, i cili ka deklaruar se procesi i legalizimit, po u hap rrugën politikave urbanizuese të qyteteve dhe për kompensimin e pronarëve të ligjshëm. Më tej Memia ka sqaruar se prishjet e ndërtimeve që po bëhen në Komunën e Ksamilit, kanë marrë Ok-in e ALUIZNI-t.

Ndërsa Gëzim Rasa, kryetar i njësisë së ALUIZNI-t në Sarandë, ka thënë se ecuria e mëtejshme e procesit do të varet nga pagesat që do të bëjnë qytetarët. Sipas tij, dokumentacioni është gati edhe për katër territore të tjera, për lagjen nr.3, nr.4, për pjesën e Berdeneshit dhe për 400 objekte në Ksamil, që në total bëjnë 900 objekte. Pjesa tjetër që pret kalimin e pronësisë, do të vazhdojë dixhitalizimin, më pas do të kalojë në qeveri për të marrë miratimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›