Boks U-17, Albi Sorra, i treti në botë

Boksieri shqiptar Albi Sorra ka marrë medalje bronzi në Kampionatin Botëror për kategorinë U-17, që u zhvillua në Stamboll të Turqisë nga data 3-14 gusht 2006.
Shqipëria u përfaqësua me katër boksierë: Albi Sorra, Enea Kovaci, Nederland Barleti dhe Marvin Kovaci, të drejtuar nga trajneri Skënder Kurti.
Albi Sorra zhvilli tre ndeshje duke fituar dy me Alejdin Tsamanin të Marokut dhe Grigor Gogiashvil të Gjeorgjisë dhe duke humbur të tretën me kampionin e botës, kazakistanezin Nurdalet Zharmanov, ndeshje të cilën e humbi me pikë 13-29.