Iu gjet një armë pa leje, 43-vjeçari arrestohet nga policia
Tiranë – Një konflikt familjar u bë shkas për kontrollin e banesës së një 43-vjeçari, të cilit iu gjet një armë luftarake. Burime nga uniformat blu thanë për gazetën “Albania” se dje pasdite u arrestua në flagrancë 43-vjeçarin Mikel Kola, lindur në Milot dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi nga shërbimet e policisë është ndërhyrë në banesën e tij për një konflikt familjar dhe pas një kontrolli të ushtruar është gjetur një armë zjarri pushkë mod. 56, të cilën e posedonte pa leje.
U kryen veprimet procedurale, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pushka. Materialet do t’i kalojnë shumë shpejt Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit të Procedurës Penale.
Kapet nga policia 22-vjeçari, i vodhi çantën një kalimtareje
Tiranë – Një vjedhës rruge ka rënë në pranga e policisë ndërsa i vodhi çantën një qytetareje fare pranë qendrës së Tiranës. Burime policore thanë se Forcat e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë kanë kryer arrestimin në flagrancë të 22-vjeçarit Ardian Muka, banues në Kamzë. Sipas të dhënave policore për gazetën “Albania”, arrestimi i tij u krye sepse, dyshohet se i ka vjedhur një çantë dore një qytetareje në Rrugën e Kavajës. U kryen veprimet procedurale, materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
28 Korrik 2009