KQZ shpall mandatet e fundit
ADI SHKEMBI
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall mandatet për tre qarqet e fundit, të cilat u apeluan në Kolegjin Zgjedhor, Tiranën, Shkodrën dhe Fierin. Me dhënien e 59 mandateve të fundit, i hapet rruga certifikimit të rezultatit zyrtar, i cili do të bëhet pikërisht më 1 gusht. Në përfundim të kësaj procedure të KQZ-së, Partia Demokratike rezulton forcë e parë në zgjedhjet e përgjithshme me 68 mandate, tre mandate më shumë se Partia Socialiste. Në vend të tretë është Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka fituar katër mandate, ndërkohë që tre forca politike, Partia Republikane, Partia për Drejtësi dhe Integrim dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, kanë marrë nga një mandat.
Mandatet
Me shtatë vota pro dhe asnjë kundër, KQZ iu dha mandatin kandidatëve që kanë fituar në zgjedhjet e 28 qershorit në tre prej qarqeve më të mëdha të vendit. Fillimisht u miratua ndarja e mandateve në qarkun e Tiranës, ku kandidonin edhe dy nga tre liderët e partive të mëdha, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Në këtë qark, PD-ja fitoi 15 mandate, po aq sa edhe Partia Socialiste, ndërkohë që nga një mandat kanë marrë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Republikane. Për sa i përket qarkut të Fierit, i cili kishte edhe numrin më të madh të ankesave, si në Kolegjin Zgjedhor, ashtu edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste fitoi 9 mandate, 6 Partia Demokratike dhe 1 mandat Lëvizja Socialiste për Integrim. Qarku i fundit ku u shpërndanë mandatet në mbledhjen e djeshme ishte ai i Shkodrës, ku PD fitoi shtatë deputetë, ndaj katër të Partisë Socialiste.
Rezultati përfundimtar
Por ndonëse në mbledhjen e djeshme u mbyll procedura e shpalljes së mandateve, Kodi Zgjedhor i jep forcave politike edhe pesë ditë kohë për ta ankimuar rezultatin në Kolegjin Zgjedhor. Në përfundim të miratimit të vendimeve të për këto tre qarqe, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani tha se “ne sot përmbyllëm procesin e ndarjes së mandateve sipas koalicioneve dhe brenda tyre, si dhe nominimin e kandidatëve fitues nga listat shumëemërore të partive që konkurruan si subjekte zgjedhore”. Ai sqaroi se rezultati përfundimtar, në bazë të nenit 167 të Kodit Zgjedhor, duhet të dalë jo më vonë se pesë ditë nga shpallja e mandateve për çdo zonë zgjedhore, që do të thotë se të shtunën (1 gusht) do të kemi vazhdimin e mbledhjes së sotme të KQZ-së për të dhënë përfundimisht rezultatin. “Kjo, pasi ligji parashikon dhe një afat ankimor ndaj këtyre vendimeve të KQZ-së”, shpjegoi kryetari Ristani.
Mandatet
TIRANE
Deputetët e PD
1. Sali Berisha
2. Aldo Bumçi
3. Rajmonda Bulku
4. Bujar Nishani
5. Majlinda Bregu
6. Gerti Bogdani
7. Genti Strazimiri
8. Florjon Mima
9. Ilir Rusmali
10. Myqerem Tafaji
11. Luan Skuqi
12. Tritan Shehu
13. Viktor Gumi
14. Arben Imami
15. Lajla Përnaska
Deputetët e PS
1. Vasilika Hysi
2. Besnik Baraj
3. Kastriot Islami
4. Saimir Tahiri
5. Fatmir Xhafaj
6. Andis Harasani
7. Ditmir Bushati
8. Eglantina Gjermeni
9. Namik Hamza Dokle
10. Enkelejda Shkreli
11. Eduard Shalsi
12. Xhemal Qefalia
13. Dashamir Peza
14. Ilir Gjoni
15. Artan Gaçi
Deputeti i LSI
1. Ilir Meta
Deputeti i PR
1. Fatmir Mediu
SHKODER
Deputetët e PD
1. Jozefina Topalli
2. Astrit Bushati
3. Arenca Trashani
4. Gezim Dibra
5. Gjok Uldedaj
6. Paulin Sterkaj
7. Ndue Paluca
Deputetët e PS
1. Ilir Beqja
2. Tom Doshi
3. Ndue Kola
4. Astrit Beci
FIER
Deputetët e PD
1. Sokol Olldashi
2. Ilir Bano
3. Mesila Doda
4. Enkelejd Alibeaj
5. Vasillaq Ngresi
6. Fatos Beja
Deputetët e PS
1. Gramoz Ruçi
2. Ermelinda Meksi
3. Albert Çaçi
4. Fatos Tushe
5. Armando Subashi
6. Bashkim Fino
7. Ervin Koçi
8. Arben Çuko
9. Piro Lutaj
Deputeti i LSI
1. Dritan Prifti