“Drejtësia të jetë e pavarur, qeveria të respektojë opozitën”
Sistemi i drejtësisë duhet të jetë i pavarur nga politika, ndërkohë që qeveria duhet të respektojë opozitën dhe partitë e tjera parlamentare.
MARKO CAKA
Deklarata vjen nga kryetarja e komisionit parlamentar të partisë së majtë suedeze PSD, Siw Wittgren-Ahl. Zyrtaren e lartë të kësaj force politike e gjejmë në një nga festat e oborrit mbretëror suedez, teksa qëndronte pranë dy miqve të saj, një deputeti të PSD-së suedeze, i cili kishte ardhur si emigrant në këtë vend dhe në praninë e biznesmenit arvanitas, i cili kishte ndjekur gjurmët e paraardhësve të tij, të cilët kishin lënë Shqipërinë gjatë pushtimit osman, duke u vendosur në një nga zonat e qytetit grek të Thives. Sidoqoftë prezantimi me zonjën Siw Wittgren u bë falë ndihmës së deputetit Nikos Papadhopulos, i cili tha se për shqiptarët Siw Wittgren ka një admirim të veçantë.
Zonja Siw Wittgren, ju jam shumë mirënjohës që ju pranuat të flisnit për lexuesit shqiptarë të gazetës “Panorama”...
Eshtë kënaqësi edhe për mua që jap për herë të parë një intervistë për ju shqiptarët dhe më tepër për një gazetë shqiptare, për të cilën kam dëgjuar se lexohet shumë on-line nga miq të mi shqiptarë të diasporës, këtu në Suedi.
Meqenëse filluat me miqtë tuaj shqiptarë, këtu në Suedi, mund të më thoni si u krijua njohja me ta?
Për Shqipërinë kisha lexuar shumë si dhe kam dëgjuar shumë fjalë të mira, për vlerat e saj historike dhe kulturore. Por më tepër miqësia me shqiptarët është lidhur kur shqiptarët erdhën për herë të parë në Suedi, për të kërkuar një jetë më të mirë. Në këtë rast e kam fjalën edhe për shqiptarët e Kosovës, të cilët kishin filluar ta preknin Suedinë më përpara, disa dekada para se të binte sistemi totalitar në Shqipëri. Siç të thashë, me shqiptarët u bëmë shumë miq, pasi ata kishin nevojë më shumë se kurrë për ndihmën konkrete të vendasve gjatë proceseve integruese të tyre në shoqërinë vendëse. Gjithmonë në bindjet e mia dhe në veprimtarinë time të gjatë politike kam qenë për ekzistencën e shoqërisë së huaj në Suedi, pra për një bashkëjetesë multietnike pa dallime racore. Që në fillim isha e bindur që shqiptarët janë njerëz punëtorë dhe shumë bujarë. Ata më gjendeshin kudo pranë në mbështetjen e tyre politike, duke parë se isha njeriu që mund t’i përfaqësoj me dinjitet dhe të luftoj për të drejtat e tyre, jo vetëm në parlament, por dhe në institucionet përkatëse suedeze të emigracionit.
Ju i doni shumë shqiptarët, mund të na thoni ndonjë kujtim të veçantë?
Kujtimet e mia me shqiptarët janë të shumta, se siç ju thashë ata më janë gjendur kudo në krah dhe janë mbështetësit më të mirë. Dua të them se unë jam gjetur shpeshherë dhe në festat e gëzimet e shqiptarëve dhe e kam ndjerë veten si në shtëpinë time. Ju shqiptarët jeni shumë bujarë dhe keni një zemërgjerësi shumë të madhe, këtë rrallë e kanë kombet e tjera. Pra, për këtë dashuri që keni për mysafirët jua kanë zili të gjithë. Kjo mund të jetë se ju keni qenë një popull shumë i vuajtur dhe aspiratat tuaja kanë qenë vetëm për liri dhe bashkëjetesë të mirë me fqinjët, dhe fatkeqësisht për ju paskan qenë armiqtë tuaj. Dhe këtë armiqësi nga dashakeqësit tuaj, ju nuk e meritonit.
Eshtë me të vërtetë ajo që thoni ju. Madje, shembulli më i mirë është tek shqiptarët e Kosovës, të cilët shumë vonë e fituan lirinë e tyre. Madje, pak kohë më parë Kosova përfundimisht fitoi edhe pavarësinë, e cila u pasua me njohjen edhe nga ana e vendit tuaj. Cili ka qenë qëndrimi juaj personal për këtë eveniment historik?
Me të vërtetë pavarësia e Kosovës është ditë historike për popullin kosovar, por dhe për Evropën në tërësi, pasi i jep fund një herë e mirë konfliktit shekullor. Qëndrimi im është i qartë ndaj një vendi, i cili luftoi gjithë jetën për aspiratat e shenjta, për pavarësinë e saj. Unë gjithmonë kam mbështetur qëndrimin e popullit të Kosovës, që ky vend duhet të jetë i pavarur si një e drejtë legjitime e një populli etnik në trojet e veta. Besoj se jo vetëm unë, por dhe shteti suedez me parlamentin e qeverinë e saj bënë atë që duhej bërë. Pra, njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës. Dhe këtë duhet ta bëjnë dhe shtete të tjera, në mënyrë që ky shtet të mos mbetet peng në pranimin e saj në OKB.
A besoni se qeveria e Kosovës do t’ia dalë mbanë me sfidat që ka përpara në forcimin e shtetit dhe të bashkëjetesës me serbët?
Patjetër që kam besim se kjo është e vetmja rrugë e stabilitetit të saj. Unë jam në dijeni dhe të zhvillimeve atje. Besoj që drejtuesit e këtij shteti të ri po japin maksimumin në zhvillimet pozitive të proceseve, të ndërtimit të shtetit të ri, të institucioneve të saj si dhe më kryesorja ata po japin dhe një shembull pozitiv edhe në bashkëjetesën multietnike. Me të vërtetë është shumë e vështirë për një popull që të mbyllë një plagë shumë të hapur dhe të freskët. Dhe këtë populli kosovar po e kryen për mrekulli. Prandaj dhe rruga e tyre është shumë e gjatë dhe kanë shumë për të bërë, por mbi të gjitha ata duhet të kenë tolerancën dhe të mos bien pre e provokimeve të armiqve të tyre.
Zonja Siw Wittgren, po me zhvillimet në Shqipëri a jeni e interesuar, kur dihet që Shqipëria është në proceset integruese të pranimit të saj në BE?
Patjetër që jam e interesuar që dhe Shqipëria duhet të jetë në familjen tonë evropiane. Por duhet të dini se vetë Shqipëria gjeografikisht është në zemër të Evropës dhe është i domosdoshëm pranimi i saj në këtë Komunitet Evropian. Unë i kam ndjekur vazhdimisht zhvillimet dhe proceset e saj demokratike që po kryen në këto dy dekadat e fundit. Populli shqiptar pësoi një traumë shumë të rëndë, pasi vinte pas një izolimi shumë të madh totalitar dhe tani është shumë i etur për demokraci. Prandaj dhe barra më e madhe tani është për politikanët shqiptarë që të marrin përsipër sfidat e vështira të kapërcimit të kësaj traume në një harmoni të plotë, në zhvillimin e gjithanshëm të vendit, në rritjen e mirëqenies së shqiptarëve.
Gjatë kohës që ju jeni dhe në parlamentin suedez, a keni pasur kontakte me politikanë dhe parlamentarë shqiptarë në bashkëpunimin dypalësh të dy vendeve?
Patjetër që gjatë këtyre viteve kemi pritur dhe përcjellë parlamentarë dhe drejtues të politikës shqiptare. Ne kemi dëgjuar nga ata për zhvillimet në Shqipëri dhe kemi qenë shumë të interesuar në aderimin e Shqipërisë në institucionet euroatlantike. Madje, para pak kohësh parlamenti suedez firmosi dhe miratimin e MSA të Shqipërisë me BE-në. Një hap ky shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Ajo që është për t’u theksuar është dhe suksesi i pranimit të Shqipërisë në NATO. Tani Shqipëria po tregon se është një vend i sigurt dhe që garanton stabilitet dhe siguri për investimet e huaja. Madje, kjo është theksuar dhe në takimet me homologët deputetë shqiptarë që kanë ardhur në Suedi. Suedia është shumë e interesuar në investimet e saj në vendin tuaj. Suedia e sheh Shqipërinë si partnerin më të afërt në bashkëpunimin ekonomik si dhe aleatin më të mirë strategjik. Shqipëria ka shumë nevojë për Suedinë në shkëmbimin e eksperiencave demokratike dhe sociale, si dhe shtrirjen e teknologjisë së lartë suedeze në gjithë vendin tuaj. Prandaj dhe përpjekjet tona të përbashkëta janë që Shqipëria duhet të gjejë harmoninë dhe unitetin e përbashkët me të gjitha forcat e saj politike për të përmbushur standardet evropiane që kërkon BE-ja. Atë që duhet të bëjë qeveria shqiptare është që të respektojë opozitën dhe të gjithë së bashku të jenë faktor pozitiv në proceset integruese të vendit të tyre. Prandaj dhe unë jam shumë optimiste që Shqipëria shumë shpejt do të jetë anëtare e plotë e BE-së dhe që shqiptarët do të shohin begatinë e tyre në familjen evropiane.
Duke qenë se zhvillimet në Shqipëri shpeshherë kanë pasur kriza dhe luhatje gjatë proceseve të saj, a nuk janë këto një pengesë, pra një hap prapa për pranimin e saj në BE?
Ju thashë se ne jemi vazhdimisht në kontakt me zhvillimet në këtë vend. Ndjekim nga afër reformat që po ndërmerr qeveria shqiptare për kapërcimin e krizave që kalon vendi juaj. Ne ndjekim nga afër edhe respektimin që duhet të ketë ajo ndaj opozitës si dhe ndaj partive të tjera të vogla. Shqiptarët duhet të kuptojnë që vendi ka nevojë për harmoni të përbashkët dhe misioni i saj i pranimit të Shqipërisë në BE duhet të jetë i përbashkët. Prandaj ka ardhur koha që vendi nuk ka nevojë për kriza, por të gjithë së bashku duhet të angazhohen në aspiratat e përbashkëta të ndërtimit të shtetit të begatë. Qeverisë shqiptare i duhet shumë punë që të luftojë korrupsionin si një fenomen që ka gjetur shtrirje dhe në vendet e tjera evropiane. Prandaj dhe toleranca ndaj korrupsionit, trafiqeve dhe krimit të organizuar duhet të jetë zero dhe të pamëshirshëm ndaj kujtdo që shkel ligjet e vendit.
Meqë erdhëm tek ligjet, para pak kohëve Shqipëria kaloi një krizë në respektimet e institucioneve të pavarura të organeve të drejtësisë. Ju a keni qenë në dijeni të kësaj mosmarrëveshjeje, dhe sa është e domosdoshme liria e këtyre institucioneve nga politika dhe politikanët?
Patjetër si një vend anëtar i Komunitet Evropian ne vihemi në dijeni të gjithçkaje që ndodh atje, dhe në vendet e tjera të rajonit që duan të aderohen në strukturat euroatlantike. Njohja e problemeve të këtyre vendeve tek ne shikohet dhe me detaje. Kjo ka bërë që Shqipëria është në testim në forcimin e shtetit të së drejtës si dhe të pavarësisë së Prokurorisë së Përgjithshme nga pushteti dhe politika. Organi i drejtësisë duhet të jetë krejtësisht i pavarur nga politika dhe e ashpër ndaj kujtdo që bie ndesh me ligjet e shtetit. Ajo duhet të respektohet deri në maksimum dhe nuk duhet t’i ndërhyhet në kryerjen e punës së saj, përkundrazi ajo duhet të inkurajohet në misionin e saj të vështirë të zbatimit të ligjit si dhe të luftës së pashmangur që duhet të ndërmarrë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, pra në tërësi ndaj shkelësve të ligjit.