E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanaj: ”Do të hapen katër spitaleve private”



Katër spitale private janë në proces ndërtimi dhe licencimi në vendin tonë. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj u shpreh se tre spitale private do të jenë në Tiranë, ndërkohë që një prej tyre do të jetë në Durrës. Sipas tij, tregu privat konsiderohet si një element i rëndësishëm në sistemin shëndetësor shqiptar, ndërkohë që me nisjen e reformës spitalore pritet që gradualisht dhe spitalet private të përfshihen në skemën e sigurimeve shëndetësore. Ndërkohë, këto spitale private priten të jenë pjesë integrale e sistemit tonë shëndetësor. Kriteret për hapjen, funksionimin dhe mbylljen e një spitali, janë të përcaktuara qartë me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Moti, edhe sot priten reshje të dendura të shiut

Moti gjatë ditës së sotme pritet të karakterizohet nga vlera të ulëta të presionit atmosferik, me masa ajrore të paqëndrueshme, me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Po kështu parashikohet zbritje të lehtë të temperaturave. Deri në fund të muajit, parashikohet të jetë mot i paqëndrueshëm. Edhe dje, vendi ynë u prek nga një mot me reshje shiu në të gjithë territorin. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur, se vendi do të ndikohet nga vlera të ulëta të presionit atmosferik, me masa ajrore të paqëndrueshme, të lagta dhe më të freskëta. Era do të fryjë në drejtimin juglindje-jugperëndim me shpejtësi deri në 15 m/sek. Valëzimi në bregdet parashikohet deri në 5 ballë. Temperaturat do të pësojnë ulje deri në 4 gradë celsius më pak për temperaturat më të ulëta dhe 2 gradë më pak ato maksimale. Temperaturat më të larta do të shënohen me 2 gradë në Elbasan, 21 në Tiranë kurse më e ulëta në Korçë e Peshkopi me 6 dhe 7 gradë.

22 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›