Provimet e Maturës, numri i regjistrimit të nxënësve, një ditë pas përfundimit të shkollës
Nëpërmjet këtyre numrave maturantët do të identifikohen gjatë vlerësimit të testeve. Pas mbylljes së shkollës, do të afishohen edhe listat me nxënësit që rezultojnë mbetës
Jonida Tashi
Një ditë pas përfundimit të shkollës, maturantët do të njihen me numrin personal të regjistrimit në provimet e Maturës. Afishimi i kodeve të regjistrimit do të bëhet në ambientet e shkollës, ku çdo maturant do të marrë barkodin që do të ketë fleta e tij e provimit, nëpërmjet të cilës do të identifikohet gjatë vlerësimit të testeve. Sipas rregullores së Maturës, çdo maturant që do të përfshihet në provimet e Maturës Shtetërore, do të ketë një numër të veçantë regjistrimi që do të përcaktohet nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA). Hartimi i kodeve do të bëhet pas rishikimit të formularëve A1 që janë plotësuar nga nxënësit pranë shkollave të tyre. Viti mësimor 2008-2009, për vitet e fundit të shkollave të mesme 4-5 vjeçare duhet të mbyllet me programe të realizuara brenda datës 22 maj 2009, duke shfrytëzuar orët në dispozicion dhe ditët e shtuna. Po brenda datës 22 maj, do të nxirren edhe notat përfundimtare të nxënësve për çdo lëndë.
Numrat
Menjëherë pas rishikimit të të dhënave të mbledhura nga verifikimi i formularëve A1, AVA ndërton bazën e të dhënave të çdo kandidati, si dhe do të pajisë këta të fundit me një numër regjistrimi përkatës, që përbën elementin kryesor të identifikimit të tyre gjatë nxjerrjes së rezultateve të provimeve. Gjithashtu është përcaktuar si afat zyrtar kur drejtoritë arsimore në rrethe do të marrin numrat përkatës për maturantët e shkollave të tyre data 25 maj. Më pas, do të jenë komisionet e Maturës Shtetërore të ngritura pranë shkollave që do të bëjnë shpërndarjen e mëtejshme të kodeve për maturantët në shkollat e mesme. Procedurë kjo që duhet të jetë mbyllur brenda datës 30 maj, afat në të cilin të gjithë maturantët duhet të jenë njohur me kodet identifikuese individuale që do të kenë për provimet e Maturës Shtetërore.
Mbetësit
Nxënësit të cilët përfundojnë vitin e fundit të shkollës së mesme, por që do të cilësohen mbetës në disa lëndë, nuk do të përfshihen në provimet e Maturës e për rrjedhojë nuk do të kenë kode të tyre identifikuese. Komisioni i Maturës pranë shkollës, një ditë pas mbylljes së vitit mësimor bën dhe evidentimin e këtyre mbetësve dhe të dhënat dërgohen për përpunim pranë drejtorive arsimore. Dy ditë pas përfundimit të vitit shkollor, KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-së, njofton zyrtarisht AVA-në për çdo nxënës mbetës, duke dërguar edhe në formë elektronike listën e nxënësve mbetës sipas shkollave. Kjo kategori nxënësish do të ketë të drejtë që të japë provimet vetëm gjatë vitit të ardhshëm, kur të jenë klasifikuar si kalues në të gjitha lëndët. mbetës sipas shkollave.
Mbledhja e të dhënave për identifikimin e nxënësve
Tabelat “T” përmbledhëse të dorëzuara në AVA, përpunohen prej saj. AVA ndërton bazën e të dhënave të çdo nxënësi dhe e pajis atë me një numër regjistrimi përkatës, i cili përbën elementin kryesor të identifikimit të nxënësit. AVA dërgon zyrtarisht, deri më 2 maj, në KMSH-në e DAR-it dhe ZA-së, njoftimin ku jepet numri i regjistrimit të çdo nxënësi për provimet e Maturës Shtetërore dhe të dhënat që rezultojnë për të në bazë të tabelave “T” të plotësuara nga shkolla. KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-së i dërgon këto njoftime në KSHMSH brenda datës 5 maj. KSHMSH-ja merr masa që çdo nxënës të njihet me numrin e tij identifikues dhe me të dhënat që rezultojnë për të nga plotësimi i tabelës “T” dhe dërgon reklamimet eventuale zyrtarisht dhe në elektronike në KMSH brenda datës 10 maj. KMSH i sjell reklamimet eventuale në AVA, me shkresë zyrtare dhe në trajtë elektronike, brenda datës 15 maj.
Procedura e sekretimit të testit
Sekretimi i testeve fillon menjëherë, pasi ka filluar procesi i zhvillimit të provimit
Procesi i sekretimit të testeve realizohet nga administratori i sekretimit dhe përgjegjësi i administrimit të provimit
Administratori i sekretimit, pasi kryen identifikimin e nxënësit dhe prezencën e tij në listën emërore, realizon ngjitjen e etiketave të kodit të sekretimit (barkodeve) në hapësirat e parashikuara në test dhe në listën emërore Gjatë procesit të sekretimit nxënësi duhet të firmosë, pasi të ketë verifikuar ngjitjen e barkodeve në listën emërore dhe në testin e tij
Administratori i sekretimit ngjit njërën nga etiketat e kodit të sekretimit(barkodit) përkrah emrit të nxënësit në listën emërore dhe etiketën tjetër të barkodit, e ngjit mbi vendin e parashikuar në test
Për provimet e lëndëve me zgjedhje mund të përdoren barkode treshe
Përgjegjësi i administrimit të provimit së bashku me administratorët e sekretimit bëjnë mbylljen e kodeve të sekretimit të papërdorura, pas përfundimit të procesit të sekretimit
22 Prill 2009