Ivanov: Greqia të pranojë ekzistencën e shtetit maqedonas
OHëR- Greqia duhet të përballet me realitetin dhe të pranojë se ekziston shteti i Maqedonisë dhe kombi maqedonas, deklaroi sot presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov në Ohër duke komentuar vërejtjet për vendimin e Maqedonisë për të kryesuar KE-në nën emrin "Presidenca e Maqedonisë 2010".
"Këshilli i Evropës ka parime, sipas të cilave funksionon si organizatë ndërkombëtare. Ne si kryesues do të bëjmë gjithçka që të kontribuojmë për reformat në Këshill, ndërsa ajo që ndonjë anëtare kundërshton, kjo është e drejta e tij", tha Ivanov pas hapjes së Lojërave XIII Studentore të Maqedonisë.
Ndërkohë, Ivanov është në pritje që ndërmjetësuesi ndërkombëtar, Matheë Nimitz të caktojë raundin e ri të bisedimeve për emrin.
"Presim që Nimitz të njoftojë bisedimet. Tani me të vërtetë është një moment delikat dhe jemi në pritje të shohim çka do të ofrohet", deklaroi Ivanov.
(e.n/mia/BalkanWeb)