E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpëtim Ziza tenton vetëvrasjen në burg

TIRANE- Tenton sërish vetëvrasjen në burg 21 vjecari Shpëtim Ziza, autor i vrasjes së 10 vjecarit Bekim Cenga në Peshkopi në vitin 2007. Ziza ka prerë damarët në qeli dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e burgut të Krujës ndërsa vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë të këtij rrethi. Lajmi është bërë i ditur për News24 nga nëna e 21 vjecarit, Merita Ziza e cila kërkon të zbardhen autorët e vërtetë të ngjarjes duke mbështetur kështu pretendimin e të birit se vrasja e të miturit nuk u krye prej tij.
“ Ai vazhdimisht ka tentuar të vrasë veten në burg dhe thotë jam i pafajshëm. Ai është në gjendje të rëndë, në depresion, me ilace. Atë po e le kështu o do vari veten , o do pritet me brisk. Kam kontaktuar me drejtorin e burgut dhe ai më ka thënë a ka mundësi të vish përdit që ta qetësosh” shprehet nëna e Zizës.

21 vjecari u dënua një vit më parë me burgim të ëprjetshëm për dhunimin dhe më pas vrasjen e 10 vjecarit Bekim Cenga. Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri Ziza kishte mashtruar 10 vjecarin duke e ftuar të shkonte me të për të luajtur, ndërsa prej 5 ditësh fëmija nuk ishte thyer në shtëpi. Familja e gjeti 10 vjecarin 5 ditë më pas me shenja dhune dhe mjekët kanë konkluduar, pas autopsisë, dhunimin e tij. Vetë Ziza pranoi krimin dhe ka shpjeguar me detaje mënyrën e dhunimit të fëmijës duke treguar dhe vendin ku kishte fshehur trupin e 10 vjecarit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›