Ndërtesa 130 metra me 1. 5 milionë shishe plastike
TAJVAN- Një ekspozitë me tre kate ku në vend të tullave janë përdorur 1.5 milionë shishe plastike është ndërtuar nga një kompani tajvaneze. Ndërtesa, e para në botë e llojit të tij ka ngjallur mjaft interes në nuadër të fushatës së riciklimit.
Grupi Lindja e Largët, një konglomerat me seli në Tajvan, e njohur për shërbimet e ofruara në fushën e financës dhe ndërtimit, vendosi të niste ndërtimin e godinës 130 metra të lartë thuajse tre vjet më parë. Kontraktuesi për ngritjen e kësaj ndërtese tha se ishte frymëzuar nga mbeturinat në zyrën e tyre. "Kur mendojmë për morinë e mbeturinave që prodhojmë çdo ditë, morinë e shisheve plastike që flakim çdo ditë në kosh gjatë qëndrimit në zyrë, pasi të gjithë inxhinierët pijnë çaj gjatë punës, gjë e cila në Tajvan është në nivel tepër të lartë, ndër më të lartin në botë, na lindi frymëzimi për të ndërtuar një ndërtesë me shishe plastike" tha Arthur Huang, drejtori administrativ i kontraktueses Mbështetja e Energjisë Zhvilluese.
Ndërtuesit morën shishe plastike në pikën e grumbullimit të mbeturinave e më pas i përpunuan duke i shndërruar në konteinerë plastikë të cilët lidhen në mënyrë të qëndrueshme me njëri tjetrin për t’i bërë ballë stuhive të erës apo tërmeteve. "Pasi i riciklojmë shishet plastike i shndërrojmë në një strukturë të qëndrueshme me formë tre-dimensionale, në mënyrë që t’iu bëjnë ballë tërmeteve tepër të fuqishën e tajfunëve që godasin vendin herë pas here. Ndaj na u desh të kishim parasysh një sërë kushtesh atmosferike kur nisëm punën për ndërtimin e kësajm godine" shtoi Huang.
Shishet të ndërthurua me strukturën metalike kanë një peshë prej vetëm 72 kilogram për metër katror, por mund të mbajnë një peshë deri në 500 kilogram. Huang u hodh mbi një pjesë të murit për ta treguar këtë gjë. Truku qëndron në projektimin e vetë shishes. Ato janë të përbëra nga një substancë e cila rrit viskozitetin. Për më tepër forma e saj e shton qëndrueshmërinë kur ndodhet nën trysni. Sipas Huang askush tjetër në botë nuk ka ndërtuar një mur të tillë tërësisht me shishe.
Ky pavion, i quajtur Harku-Ekologjik, përfshin një amfiteatër, një hapësirë muzeale si dhe një perde uji shiu që mblidhet për tu përdorur më pas për ajrin e kondicionuar. Konteineri transparent plastik në mur mundëson depërtimin e dritës në ambjentet e brendshme.
Lindja e Largët do t’ia dhurojë këtë ndërtesë me vlerë 4.22 milion dollarë qytetit muajin që vjen për ta përdorur si pavion për ekspozimin e flokës Nëntorin e ardhshëm, tha Huang. Pas ekzpozimit panelet do të paketohen e do të zhvendosen diku tjetër, tha ai.
(e.n/News24/BalkanWeb)