Juve, Aguero vjen të martën, Akuilani drejt Liverpulit
SPANJE- Drejtori i përgjithshëm i Juventusit Bepe Marota do të takojë të martën në Madrid drejtuesit e Atletikos, duke synuar të mbyllë marrëveshjen për Serxhio Agueron. Spanjollët kërkojnë 40 milionë euro, por mund të zbresin deri në 35, një shumë që bardhezinjtë duken të gatshëm ta paguajnë, duke parë presionin e Çelsit. Në fakt, lëvizja e sulmuesit argjentinas duket e përfunduar, duke parë se Atletiko është shumë pranë blerjes së sulmuesit Pablo Osvaldo, i lindur në Argjentinë, por me shtetësi italiane. Por, ndërsa Aguero duket vetëm një hap larg, një tjetër futbollist që do të largohet nga Juventusi është Alberto Akuilani. Ai do të rikthehet te Liverpuli, skuadër nga ku u mor në huazim një vit më parë. “Rikthehem me kënaqësi”, ka thënë ai.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)