E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov: Maqedoni-Turqi, partnerë strategjikë

Maqedonia dhe Turqia janë më shumë se miq, pasi janë dy vende aleate dhe partnerë strategjikë në të gjitha sferat, në prioritetet e politikës së jashtme, në siguri, bashkëpunimin ekonomik, sferën ekonomike dhe atë kulturore, theksoi presidenti i Maqedonisë, George Ivanov në një intervistë për gazetën turke "Zaman". Në intervistën e tij, presidenti maqedonas u përqendrua dhe në zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë dhe integrimin e Maqedonisë në BE.
"Maqedonia po këmbëngul në zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes nismave konkrete në kuadër të procesit të Kombeve të Bashkuara", theksoi ai.
Në këtë drejtim ne presim me padurim çdo sinjal pozitiv nga ana e Greqisë, shtoi presidenti maqedon.
Ne dhamë vlerësimin tonë në raundin aktual të bisedimeve dhe presim që pas përfundimit të zgjedhjeve të zhvillohet një raund, në të cilin shpresojmë të arrijmë më shumë rezultatet'', theksoi Ivanov.
''Problemi për emrin është iracional dhe koha ka treguar se ai nuk është serioz dhe nuk gjeneron në probleme sigurie'', shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›