Pakistan, 60 rebelë të vrarë në ofensivën kundër talebanëve
Të paktën 60 rebelë janë vrarë që prej fillimit të ofensivës së ndërmarrë dje nga ushtria pakistaneze kundër bastionit të talebanëve, aleatë të Al-Kaedës në Waziristan e jugut. Në radhët e forcave të sigurisë u vranë pesë persona dhe 11 të tjerë u plagosën
Ushtria bombardoi me artileri të rëndë pozicionet e luftëtarëve islamikë në Waziristanin jugor pas ndërmarrjes së një ofensive kundër talebanëve të akuzuar si përgjegjës të valës së atentateve ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 2 300 persona në të gjithë vendin në dy vjet.