E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani/ Policia përleshet me aktivistët, 80 të arrestuar

Policia britanike është përleshur me aktivistët e mjedisit ndërsa ka arrestuar 80 persona gjatë një ditë të ngarkuar protesta. Demostrata u zhvillua në një stacion energjitik që punon me qymyr, në Anglinë qëndrore të shtunën. Qindra të tjerë u bënë pjesë e protestave paqësore jashtë portave kreysore të këtij biznesi që posedohet nga një kompani gjermane, por protesta të ashpra nisën më pas në ambientet përreth impiantit i cili ishte i rrethuar me tela, pasi grupe të vogla u përpoqën të depërtojnë në brendësi të termocentralit. Një polic është dërguar në spital pasi ka pësuar dëmtime në kokë, ndërsa po përpiqej të mos lejonte kalimin e aktivistëve në stacionin energjitik, ndërsa dy të tjerë kanë marrë plagë më të lehta. Sipas Organizatorëve të protestës, edhe demonstruesit gjithashtu kanë pësuar disa lëndime të lehta. Me këto protesta, ata pretendonin të vinin më në pah fushatën e tyre për të bindur qeverinë të mbyllë impiantet me qymyr. Ky element, pra qymyri, gjeneroi thuajse një të tretën e energjisë elektrike në Britani, vitin e kaluar. Por pavarësisht kësaj, qymyri krijon më shumë emetim të dioksidit të karbonit se çdo lëndë djegëse, dhe është burimi i vetëm më i madh në botë që emeton gaz karbonik, aq i dëmshëm për njeriun dhe me shume ndikim ne ngrohjen globale. Policia e Nottinghamshire, tha se oficerët janë sulmuar gjatë "përpjekjeve për të ndaluar protestuesit të kalonin gardhin rrethues. Nga kjo ngjarje, janë arrestuar të paktën 80 persona për shkelje të ndryshme të ligjeve dhe rregullave. "Kampi për veprimet klimaterike", një grup ambientalist i cili organizoi edhe protestën, tha se disa nga anëtarët e Klima kamp për Veprim, e grupit mjedisor fushatë pas protestave, tha se disa prej anëtarëve të tij kanë nevojë për trajtime mjekësore pasi janë kafshuar nga qentë apo janë lënduar nga goditjet e policëve. Britania, e cila ka vendosur një objektiv ligjërisht detyrues për të reduktuar emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin sere, për të paktën 80 për qind deri në vitin 2050, po përpiqet të gjejë mënyra për të reduktuar mbështetjen tek elementi qymyr.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›