BE përshëndet arritjen e marrëveshjes për kufirin
Bashkimi Evropian mirëpret Marrëveshjen për përcaktimin e kufirit mes Maqedonisë dhe Kosovës. Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian ka mirëpritur zhvillimet e fundit mes Shkupit dhe Prishtinës të cilat kanë të bëjnë me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve.
"Është një shenjë inkurajuese përgjegjësie dhe pjekurie kur gjenden zgjidhje të pranueshme bashkërisht për çështje të mbetura pezull në mes fqinjëve", thekson presidenca suedeze përmes një komunikate duke shtuar se,"ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë është tashmë vendi i parë nga ish-Jugosllavia ku përcaktimi i kufirit është kompletuar".
Në orët e vona të së premtes, marrëveshja u përshëndet edhe nga përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, Javier Solana. Ndërkohë këtij përgëzimi i është bashkuar edhe Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme.