E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania përshëndet vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Maqedoni

Ministri britanik i Shtetit për Evropën, Chris Bryant përshëndeti vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, thuhet në një njoftim të ambasadës së Britanisë së Madhe në Shkup.
"Britani e Madhe mirëpret përcaktimin përfundimtar të demarkacionit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, në përputhje të plotë me Planin Ahtisaari, dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës. Përshëndes të dy vendet për këtë hap përpara, që konsolidon më tej stabilitetin në rajon", thekson ministri Bryant sipas komunikatës së ambasadës britanike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›