E Diel, 1 Nëntor 2026

Daci: Kosova udhëhiqet nga njerëz që nuk dinë

Kosovën e udhëheqin ata që kanë pak dijeni, por shumë lakmi dhe vetëkënaqësinë. Kështu ka thënë në Ferizaj, kryetari Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci. Ai u foli kështu ferizajasve, ku partia që ai udhëheq, hapi fushatën parazgjedhore.
Kryetari i LDD-së, tha se qytetarët e Ferizajt kanë shumë arsye përse duhet ta votojnë këtë LDD-në. "LDD nuk mund të pranojë dhe të pranojë këtë realitet të krijuar. LDD garanton dhe se Kosova mund të punësojë dhe ushqejë 10 milionë njerëz me resurset e saja që ka", ka thënë Daci.
Në tubimin me anëtarësinë dhe simpatizantët, është shpalosur edhe lista me emrat e 44 kandidatëve që do të garojnë për Kuvendin Komunal të Ferizajt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›