E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanov: Mospërmendja e mbiemrit ‘maqedonas’ në raport, fyerje

SHKUP- Presidenti i Maqedonisë George Ivanov ka reaguar nëpërmjet një letre të hapur dërguar kryetarit të Komisionit Europian, Zhoze Manuel Baroso në lidhje me mospërmendjen e mbiemrit ‘maqedonas’ në progres-raportin që KE kishte hartuar për vendin e tij.

“Mospërmendjen dhe mospërdorimi i mbiemrit ‘maqedonas’ në Raportin e Komisionit Evropian për progesin e Maqedonia 2011 i ofendon thellë ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë për shkak të mënyrës së emërtimit të gjuhës dhe përkatësisë etnike, të cilat janë çështje të respektimit të të drejtave themelore të njeriut dhe çështje të identitetit njerëzor”,- thuhet në letrën e Ivanov.

Kreu i shteti maqedonas duke rikujtuar se ky është rasti i dytë, shpreh pakënaqësi ndaj asaj që ai e quan “zbatim selektiv i orientimeve të Kombeve të Bashkuara, e cila pasqyrohet edhe në raportin e Komisionit Europian”.

Presidenti i Maqedonisë konsideron se praktika të tilla nuk ndihmojnë në përpjekjet që vendi i tij po ndërmerr për zgjidhjen e kontestit të emrit.

"Me paktikën e këtillë, Komisioni Evropian mundet në mënyrë plotësuese ta komplikojë edhe ashtu nytarën e ndërlikuar të kontestit të imponuar sepse i prek përcaktimet të identitetit të gjuhës maqedonase dhe përkatësisë etnike, për të cilat është absurde të bisedohet dhe të cilat nuk janë të kyçura në procesin e zgjidhjes së kontestit të imponuar, të zhvilluar në kuadër të Kombeve të Bashkuara",- thekson presidenti Ivanov në letrën deri te Baroso.

Ivanon vlerëson se në progres raporin e KE është është përsëritur rekomandimi për caktimin e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim.

"Shpresoj se partnerët evropianë dhe liderët e vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian në këshillin e ardhsëm evropian do të shprehin vizion për Republikën e Maqedonisë do të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Në këtë mënyrë, Këshilli Evropian do ta konfirmojë kredibilitetin dhe parimin e vet dhe do të sigurojë trajtim korrekt dhe të barabartë ndaj Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj",- përfundon letra që presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov i dërgon kryetarit të KE, Zhoze Manuel Baroso.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›