Ivanov: Ndihmuam paqen në rajon
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka deklaruar se vendimi i Maqedonisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës ishte në mesin e aktiviteteve konkrete për përparimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
“Ne e pranuam shtetin fqinj dhe vendosëm marrëdhënie diplomatike, me çka bëmë një hap në ndërtimin e marrëdhënieve të afërta, korrekte dhe funksionale”, tha ai, transmeton agjencia e lajmeve INA.
“Me demarkacionin e kufirit verior me Kosovën vendosëm një çështje të madhe të sigurt. Se sa është e rëndësishme kjo, tregon fakti që ne jemi shteti i vetëm nga ish Jugosllavia me çështje tërësisht të mbyllura të kufijve”, deklaroi Ivanov në Forumin e Dohas, i cili mbahet në kryeqytetin e Katarit.