Jo të gjithë në Samitin e Sarajevës
Vetëm 11 nga 27 ministra të jashtëm evropianë, kanë konfirmuar praninë e tyre në Samitin e Sarajevës, më 2 qershor.
Siç raporton Tv Klan Kosova, në Sarajevë do të mungojnë të ftuarit si sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov.
Nga evropianët, samitin e 2 qershorit e shmangin gjermani Guido Westerwelle dhe holandezi Maxim Verhagen. Sipas WAZ-Observer, organizatorët e protokollit të samitit, duket se kanë zgjidhur edhe se kush do të flasë i pari në rastin e Kosovës, ministri apo shefi i UNMIK’ut. Megjithatë. Lamberto Zannier do të flasë para Skënder Hysenit. Por, fjalën ministrit kosovar, do t’ia japë homologu i tij spanjoll, Migel Angel Moratinos.
Disa medie të tjera ndërkombëtare kanë raportuar se në këtë samit nuk do të ketë as fotografim të përbashkët, meqë ministrat e Kosovës dhe Serbisë do t’i shmangen kësaj. Lajmin më të mirë do ta gëzojnë Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina, sepse edhe pse takimi është joformal, të dy vendet do të gëzojnë përkrahjen zyrtare të Spanjës për liberalizim të vizave.