E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov, letër Obamës: “Do ta zgjidhim çështjen e emrit”



Presidenti i Maqedonisë Gjeorgje Ivanov i ka dërguar një letër presidentit amerikan Barak Obama, të cilit i ka konfirmuar angazhimin për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e emrit me Greqinë. “Shpreh vendosmërinë për të vazhduar dialogun me miqtë dhe fqinjët tanë grekë dhe angazhimin për të gjetur një zgjidhje të pranueshme”,- shkruan Ivanov. Ai theksoi se zgjidhja duhet të respektojë identitetin kombëtar, gjuhën dhe kulturën. Çështja e pazgjidhur e emrit ndikoi në mosmarrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. “Ne do të vazhdojmë përpjekjet për anëtarësimin në strukturat euroatlantike”,- tha Ivanov. Ai falenderoi Obamën për kurajon dhe mbështetjen amerikane në samitin e fundit të aleancës në prill.

Papa Benedikti viziton territoret palestineze

Papa Benedikti zhvilloi dje vizitën e radhës në territoret e pushtuara palestineze në Izrael. Ai u takua me presidentin e Autoritetit Palestinez në Betlehem, vendlindja e Jezu Krishtit si dhe një kamp refugjatësh palestinezë që ndodhej atje pranë.
Papa pati një ditë tepër të ngjeshur në Betlehem, gjatë të cilës ai drejtoi edhe një meshë në qiell të hapur si dhe predikoi në sheshin përpara Kishës së Lindjes që është edhe kisha më e vjetër në botë. Megjithëse popullsia e krishterë e Bethlehemit ka rënë mjaft në numër në vitet e fundit, për shkak të imigrimit, sheshi ishte plot e për plot me të krishterë vendas dhe pelegrinë nga pjesë të tjera të botës. Betlehemi ka qënë qendër e pelegrinazhit të krishterë për shumë shekuj dhe një prej qëllimeve të vizitës së Papës është të ruajë praninë e krishterë në Tokën e Shenjtë.
Papa Benedikti vizitoi një kamp refugjatësh dhe u takua me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abas.

14 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›