E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komandanti i NATO-s për vizitë në Kosovë

Komandanti i Forcave të Bashkuara të NATO- s në Napoli, admirali Samuel J. Locklear, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ai do të takohet me presidentin e Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur zyra e Presidencës.

Po ashtu ai pritet të takohet me kreun e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buehler, ndërsa do të njoftohet për aktivitetet në terren pas reduktimit të trupave në NATO-s në pesë mijë ushtarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›