Refuzohet kërkesa e Assange për lirim me kusht

Themeluesit të faqes së internetit Wikileaks, Julian Assange nuk i është pranuar kërkesa e lirimit me kusht, ndërkohë që ai vetë i ka thënë gjykatës në Londër se do të luftojë kundër ekstradimit të tij në Suedi. Kështu, mes një interesimi të shtuar të medias, Assange ka dalë para Gjykatës në Westminister, pas arrestimit të tij paraditen e sotme për shkak të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria suedeze.
Australiani 39 vjeçar i ka mohuar akuzat për dhunë seksuale ndaj dy grave në Suedi, po gjithsesi ai ka mbetur në mbikqyrjen e forcave policore në pritje të një seance dëgjimore të plotë javën e ardhshme. Assange pritet të nisë një betejë ligjore për të ndaluar ekstradimin e tij drejt Suedisë.
Një zëdhënës i faqes Wikileaks ka theksuar se arrestimi i Assange është një sulm mbi lirinë e medias. Kristinn Hrafnsson ka shtuar se saiti i shumëpërfolur nuk do të ndalojë së publikuari dokumente sekrete. Ai ka thënë për Reuters se "Wikileaks është operacional dhe ne po vazhdojmë në të njëjtën linjë si të mos ketë ndodhur gje”. Sipas tij, zhvillimet në lidhje me fatin e Assange nuk do të ndryshojë planet e publikimit të dokumenteve të reja në ditët që vijnë.
Kështu, pas arrestimit të Assange dhe refuzimit të gjykatës për ta liruar me kusht, Wikileaks është duke funksionuar nga një grup aktivistësh në Londër dhe në disa vendodhje të tjera sekrete.
Pesë persona, përfshirë gazetarin Xhon Pilger dhe një anëtare të shoqërisë së lartë, Jemima Khan, janë ofruar në gjyq të paguajnë shumën e kërkuar, por lirimi me kusht është refuzuar duke e lënë Asanxh në burg deri në seancën e 14 dhjetorit.
Juli Prifti