E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanoviç: KFOR-i të mos i ftojë serbët në FSK

Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviç, tha se Serbia i ka sugjeruar KFOR-it, që përfaqësuesit e tij të mos i vizitojnë komunat në veri të Kosovës, për t'i ftuar serbët, që të paraqiten për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

"U kemi sugjeruar që të mos e bëjnë këtë për shumë arsye", u tha Ivanoviç agjencive beogradase të lajmeve, duke theksuar se "ky është pozicion i qartë i përgjithshëm i qeverisë së Serbisë ndaj FSK-së dhe i popullsisë lokale".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›