Rriten çmimet e fruta-perimeve

Vazhdojnë të rriten çmimet e fruta perimeve. Sot kamera e "Ora News" ishte në tregun e fruta -perimeve me shumicë në ish-Uzinën Dinamo.Tregtarët shprehen se çmimet janë rritur dhe vazhdojnë të rriten dhe kjo bën që të mos ketë kërkesë.
Ndërkohë që edhe qytetarët shprehen të shqetësuar për rritjen pasi e kanë mjaft të vështirë që ta përballojnë një gjë të tillë.
Si faktor të rritjes së çmimeve tregtarët nxjerrin mungesën e prodhimimit duke qenë se jemi në një stinë dimri, por sipas tyre edhe kriza ekonomike është një faktor që duket se po ndikon në xhepat e shqiptarëve.