Ivanovic: Mali i Zi ishte nën presion
Sekretari Shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic, i ka thënë BBC’së se ndaj Malit të Zi është bërë presion nga jashtë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.
“Motivi i tyre nuk ishte perspektiva europiane. Këtu kemi të bëjmë absolutisht me presion dhe është dëshirë e një grupi të ngushtë të njerëzve që udhëheqin politikën e Malit të Zi që të vazhdojë në këtë drejtim. Në asnjë mënyrë ky nuk është interesi i popullit”, ka thënë ai.