Çështje faktike
Presidenti i ri kroat, Ivo Josipovic ka deklaruar se, “pavarësia e Kosovës është çështje faktike” dhe se nuk mendon që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të ndryshojë diçka.
Megjithëse, ai ka shtuar se nuk dëshiron t’i japë leksione Serbisë sesi ta zgjidhë problemin me Kosovën, Josipovic ka shtuar se do të mbështeste negociatat e reja të Beogradit dhe Prishtinës dhe të gjitha për të cilat merren vesh dy kryeqendrat.