E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lunaçek sugjeron zgjedhje të reja sivjet

Nga Express më 11 janar 2011 në ora 22:43

Eurodeputetja Ulrike Lunacek, shefe e vëzhguesve të Parlamentit Evropian në zgjedhjet e fundit në Kosovë, sugjeron që zgjedhjet e reja në Kosovë të mbahen deri në fund të vitit.

“Kosova është me një zonë zgjedhore. Ka shumë mangësi sistemi, prandaj duhet të fillojnë shpejt përgatitjet, qoftë infrastruktura ligjore dhe të mbahen zgjedhjet deri në fund të vitit. Propozim ky i disa partive politike”, ka thënë Lunacek, për RTK-në.

Lunaçek ka shprehur zhgënjimin për procesin e votimit në komunat e Skenderajt dhe Drenasit, ku tha se edhe vetë “ka parë nga afër manipulimin e zgjedhjeve”.

Ajo i ka thënë RTK-së se organizimi i zgjedhjeve të reja në fund të vitit, propozim ky i disa partive, duhet të merret parasysh seriozisht.

Para kësaj, ka shtuar ajo, duhet të formohen institucionet e reja. Lunacek pritet të raportojë edhe në Parlamentin Evropian për zgjedhjet e fundit, raportim ky që pritet të jetë negativ marr parasysh dëshpërimin që shfaqi këtyre ditëve me nivelin e organizimit të zgjedhjeve.

Zyra Civile Ndërkombëtare nuk ka preferuar të flasë për ndonjë opsion, por ka sugjeruar të merren seriozisht qëndrimet e Parlamentit Evropian.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›