Studentët në mbështetje të Haradinajt
Nga Express më 11 janar 2011 në ora 23:19
Shatë organizata studentore të Universitetit të Prishtinës në bashkëpunim me OJQ –të vendore do të organizojnë një koncert në mbështetje të Ramush Haradinajt me moton “Ramushi po vjen”.
Koncerti do të mbahet të mërkurën, me fillim nga ora 12, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.
Arian Janova, kryetar i Organizatës Studentore “Reforma“ tha se Ramush Haradinaj është duke u mbajtur padrejtësisht në Hagë.
“Tu e pasur parasysh luftën e drejtë të UÇK-së dhe pasivizimin e institucioneve tona në përkrahje të Ramush Haradinajt, studentët kanë qenë gjithmonë katalizatorë të ndryshimeve historike”, tha Janova, transmeton RTK.