Mërdhijnë fëmijët
Në shumë shkolla të Prishtinës, dita e dytë e mësimit në këtë gjysmëvjetor është zhvilluar pa ngrohje. Mësuesit në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë thonë se u ngjajnë koçanëve të mërdhirë. Për gjendjen e krijuar, ata akuzojnë Komunën e Prishtinës. Për t`u ngrohur sadopak, ata përdorin çaj.
Nga Nebih Maxhuni më 12 janar 2011 në ora 08:04
Në orën 14 e 30 minuta fiks, shtëpiaku i shkollës “Xhemail Mustafa” në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë i bie ziles që nxënësit të dalin në pushim të gjatë.
Nga njëra prej shumë klasave, me një çaj në dorë del arsimtarja Kimete Hyseni, punonjëse e arsimit me përvojë prej mbi 42 vjet.
Zonja ishte mbështjellë me një shall të trashë dimri dhe kishte të veshur një pallto të zezë. Vetëm kështu ajo i bënte ballë të ftohtit që mbretëronte në këtë klasë.
“Jemi bërë koçan”, thotë ajo, derisa mezi pret të shprehë mllefin ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, duke akuzuar ata rëndë për mungesë të ngrohjes qendrore në shumicën e shkollave të kryeqytetit.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...