Lista në Pazar
Ende pa u konstituuar përbërja e re e Parlamentit të Kosovës, transferimet e deputetëve po diskutohen dhe llogariten me të madhe nga përfaqësues të ndryshëm politikë.
Nga ky sezon transferesh duket se më së shumti do të pësojë Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila në sezonin e kaluar kishte punuar shumë për të marrë deputetë nga partitë tjera.
Tani LDK’së së Isa Mustafës mund t’i shkëputen disa deputetë për t’u transferuar në një Grup Parlamentar me emrin Lista Dr. Ibrahim Rugova.
Astrit Haraqija, njëri nga përfaqësuesit e Listës, ka bërë të ditur të martën për Express se deri tani kanë arritur t’i bashkojnë gjashtë deputetë.
“Në grupin tonë nuk do të ketë vetëm deputetë që kanë garuar në zgjedhje si anëtarë të listës Dr. Ibrahim Rugova, por edhe deputetë nga partitë tjera”, ka thënë Haraqija.
Ai nuk dëshiron që para certifikimit të rezultateve të flasë për emrat e deputetëve që do t’i bashkohen Listës, për shkak se, sipas tij, mund t’u dalin probleme këtyre deputetëve në procesin elektoral në Mitrovicë.
“Nuk mund tani të flas me emra sepse ende nuk janë certifikuar, por mund të them se deri tani kemi gjashtë deputetë. Me këta deputetë do të kemi grupin tonë parlamentar”, ka thënë ai.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...