Turqi, në prangamjeku Sonmez, i dyshuarpër rastin “Medicus"
TURQI- Autoritetet turke kanë arrestuar doktorin Jusuf Sonmez, i cili besohet se është i përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të organeve në Kosovë, në kliniken Medikus.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Anatolia, sipas së cilës policia ka marrë në pyetje Sonmezin, i akuzuar për përfshirje në trafik organesh në Kosovë, në bashkëpunim me klinikën Medicus.
Prokurori i EULEX-it, Xhonatan Ratel, ka deklaruar në Prishtinë gjatë seancës konfirmuese për rastin Medicus, se personat e varfër ishin dërguar në Kosovë bazuar në premtime false se do të paguheshin nëse jepnin veshkat.
Këto të fundit shiteshin në tregun e zi të organeve. Ratel e përshkroi Sonmezin si “pjesëmarrës kyç në operacionet” e kryera në klinikën private Medicus.
(e.n/BalkanWeb)