Nëse pi alkool dhe duhan në spital, nuk do të trajtohesh
"Ministria e Shëndetësisë sot përmbylli një urdhër për të gjithë spitalet, ku specifikisht për pacientin do të ketë një detyrim që nuk ka ekzistuar më parë, lidhur me dy fenomene që përbëjnë shqetësim shëndetësor dhe publik, me përdorimin e alkoolit dhe duhanit", theksoi Vasili, i pranishëm në Tryezën e Rrumbullakët për Hartimin e Kartës së të Drejtave të Pacientit.
"Sipas urdhrit, krahas të gjithë të drejtave që do t’u garantohen, pacientëve do t’u heqim një ‘të drejtë’, që është e drejta për të pirë duhan dhe alkool, duke qenë të shtruar në spitale", tha ministri i Shëndetësisë. Sipas tij, "në rast se një pacient do të verifikohet si konsumator brenda kohës që është i shtruar në spital i alkoolit dhe duhanit, atij nuk do t’i vazhdojë më trajtimi mjekësor në spitalet publike shqiptare".
Ministri i Shëndetësisë theksoi se "ky shqetësim ka lindur, sepse në momente të caktuara, abuzivizimi reciprok me shëndetin është bërë i rrezikshëm dhe spitalet tona duhet të pastrohen përfundimisht nga ato që janë vese të dëmshme antibiologjike dhe shoqërore, siç është alkoopirja dhe duhanpirja".
"Është paradoks që një pacient të kërkojë të drejtat e tij për trajtim mjekësor etj, ndërkohë që pi duhan dhe alkool duke qenë i shtruar në spital", tha më tej ministri i Shëndetësisë, duke vënë në dukje se "një pacient, për hir se nuk heq dorë nga këto vese, i kushton sistemit shëndetësor 10-12 herë më shtrenjtë sesa një pacient tjetër që në mënyrë korrekte ndjek kurat mjekësore".
"Pacientë të tillë duhet të zgjedhin midis veseve shkatërrimtare të tyre dhe të drejtës së tyre që ne do të bëjmë të pamundurën për të garantuar dhe përfituar shërbim shëndetësor dinjitoz", nënvizoi ministri i Shëndetësisë.